Jorgji tregon emocionet e debutimit në Champions: Bëmë një ndeshje të mirë, e mirëpritën arbitrimin tonë

20 Shtator 2023, 12:39Sport TEMA

Jorgji tregon emocionet e debutimit në Champions: Bëmë një


Mbrëmja e djeshme ishte historike për arbitrimin në Shqipëri dhe padiksutim Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij,  Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe  Florian Lata  do ta mbajnë mend gjatë. 4-tëshja e arbitrave shqiptarë debutuan në fazën e grupeve të Champions League, teksa vendosën drejtësi në Young Boys dhe Leipzig, takim që u mbyll 1-3.

Një paraqitje dinjitoze për Jorgjin, i cili menaxhoi shumë mirë një sfidë të një niveli të lartë, siç janë ndeshjet e Champions. Pikërisht “bilbili” i Superiores ka treguar emocionet e kësaj eksperience për “Abc-në e Mëngjesit”.

“Të them të drejtën mendoj se kam bërë mirë. Shumë vlerësim i madh… ishte hera e parë, mendoj se dhamë maksimumin si skuadër për të bërë më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arbitrimin shqiptar, të gjithë shqiptarët aty ku e meritojnë.

Pati “Fair-Play”. Të gjithë e mirëpritën arbitrimin tonë. Kam marr plot mesazhe, plot opinione, plot këndvështrimi, 90 % e tyre janë pozitive dhe mendoj se kemi  bërë një paraqitje të denjë.  Kemi diskutuar shumë para ndeshjes dhe vetë e ndjeja se do kishim emocion shumë të fortë, sidomos gjatë himnit, sepse ajo është diçka që me të vërtetë të prek.

Nuk u ndjeva shumë, por ndoshta ishte ajo bota ime të përqendrohem dhe më bëri të qëndroj larg emocioneve dhe çuditërisht emocionet I ndjeva pas ndeshjes kur u futa në dhomën e zhveshjes.  Pastaj po filloja dhe të ndieja çfarë kisha kaluar,  çfarë kisha kaluar, atmosferën, ndeshja, lojtarët, dhe pastaj më dhanë disa të dridhura…normale besoj.

 E kam bërë prej vitesh dhe kjo është rutinë e pjesës së punës. Më është kthyer pjesë e punës dhe emocionet nuk i ndjej dhe aq kur jam në fushë, por në të tilla evente, emocionet i përjetova, por i përjetova pas ndeshjes”, ka theksuar Enea Jorgji.

Lini një Përgjigje