Shqipëria i shkarkoi Santosin, Polonia prezanton trajnerin e ri

20 Shtator 2023, 09:24Sport TEMA

Shqipëria i shkarkoi Santosin, Polonia prezanton trajnerin e ri


Pas shkarkimit të Fernando Santos nga stoli i kombëtares polake, ka ardhur trajneri i ri që do të drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”.

Mikal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës.

Ai ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.

“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.

Kujtojmë që Fernando Santos u shkarkua nga drejtimi i skuadrës pas humbjes 0-2 në “Air Albania” përballë Shqipërisë, me Poloninë që shikon shanset e saj për të shkuar në Gjermani t’i veniten.

3 Komente

  1. T
    Tifozi kuq e zi

    Urojm te rrafin çekun ose me mir te dalin barazim.

    1. B
      Bureto

      Deri para ndeshjes me Poloninë, si të gjithë shqiptarët isha që ta mundnim atë, dhe që në saje të dy golave të mrekullueshëm të Asllanit dhe Dakut, mrekullia ndodhi. Tani e tutje deri në përfundim të ndeshjeve të grupit tonë, jam me Poloninë. Do doja që ajo në mos fitoftë, të paktën të barazonte me Çekinë dhe Moldavinë dhe kështu kombëtarja siguronte vendin e parë dhe shkonte në europian e sigurt. E gjitha kjo pritshmëri sigurisht do të ndodhë 100%, kur skuadra jonë të marrë dhe pesë pikë të tjera.

      1. T
        Tifozi plak

        Boll me mburrje sikur kemi fituar kupen e botes .edhe para 40 viteve kemi fituar me belgjiken e barazuam me polaket te cilet ne ate kohe ishin te tretet ne bote .moldavia e 133ta ne bote i mundi polaket po ashtu .

        Lini një Përgjigje