Rekord lojtarësh: Nga Muja e Asllani në Champions, ja sa shqiptarë luajnë në grupet e Europës

21 Shtator 2023, 12:41Sport TEMA

Rekord lojtarësh: Nga Muja e Asllani në Champions, ja sa


Nga Liga e Kampi oneve, ajo e Eu ropës dhe deri te Liga e Konferencës, këtë sezon kemi të bëjmë me një numër rekord lojtarësh shqiptarë që do të marrin pjesë në tri kompeticionet e UEFA-s. Plot 16 futbollistë do të angazhohen me klubet e tyre gjatë mesjavës, teksa kjo shifër nuk është arritur asnjëherë më parë.

Në kompeticionin më të rëndësishëm, si Liga e Kampioneve, marrin pjesë Kristjan Asllani me Interin, Elseid Hysaj me Lacion dhe Arbnor Muja me Antverpin.

Gjatë ndeshjeve të para, Muja luajti titullar kundër Barcelonës, edhe pse i gjithë takimi foli për spanjollët. Ndërsa Hysaj e ndoqi nga stoli barazimin e Lacios brenda në shtëpi ndaj Atletikos. Po ashtu edhe Asllani u aktivizua me zikaltrit në transfertën e Sociedadit.

LIGA E EUROPËS- Sot është radha e Ligës së Europës, teksa do të luhen ndeshjet e para të fazës së grupeve, aty ku janë pesë futbollistë shqiptarë që do të luajnë. Berat Gjimshiti si pjesë e Atalantës, teksa mbrojtësi do të sfidojë polakët e Rakov.

Qazim Laçi është një tjetër kuqezi, i cili do të ndihmojë Spartën e Pragës në Grupin C, ku do të garojë me Betisin, qipriotët e Aris dhe Rejnxhërsin.

Redon Xhixha është një tjetër emër, ku me Karabakun e tij arriti të futej në grupet e Ligës së Europës dhe sot do të përballet me Molden.

Po ashtu edhe Marash Kumbulla bën pjesë në këtë kompeticion me Romën, edhe pse mbrojtësi është i dëmtuar dhe kthehet në muajin dhjetor. Ndërkaq, Enis Çokaj, mesfushori i Kombëtares, i cili është ftuar nga Edi Reja për herë të fundit, do të luajë me Panathinaikosin në Europë.

LIGA E KONFERENCËS- Në kompeticionin e tretë të organizuar nga UEFA do të luajnë: Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka si pjesë e Legias së Varshavës, Redi Kasa, ish-anësori i Egnatias u transferua tek O.Ljubljana dhe dje e ndoqi nga stoli humbjen me francezët e Lilës.

Po ashtu, në Ligën e Konferencës do të luajnë edhe pesë shqiptarët e Ballkanit: Enea Koliçi, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi, Bernard Karrica dhe Marsel Ismajlgeci.

Lini një Përgjigje