Rei Manaj është një nga futbollistët më të kërkuar shqiptarë në këtë merkato vere. Pas një sezoni fantastik në Turqi me Sivasspor, shumë skuadra janë vendosur në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit kuqezi.
Sipas medias turke, Aksam Sport, një klub i elitës arabe po këmbëngul për të firmosur me lojtarin. Në bazë të asaj që shkruhet, propozimi i Damac FC i afrohet shumë kërkesave të Sivasspor. Këta të fundit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 15 milionë euro, shifër kjo e arritshme nga arabët.
Nëse transferimi kryhet, kjo nuk do të ishte hera e parë që shikojmë një futbollist shqiptar në Arabinë Saudite, pasi më parë atje ka luajtur Sokol Cikalleshi për një sezon.
Manaj pëlqehej shumë nga Fenerbahçe, Beşiktaş dhe Galatasaray, si dhe Lazio e Serisë A, apo ekipi i sapo ngjitur në elitë, Como, por të gjitha këto klube i konsideruan si të larta pretendimet e Sivassporit.
Gjithsesi, përderisa mungon zyrtarizimi në skuadrën e re, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve. 27-vjeçari ka bërë që në Turqi të dashurohen me të, 18 gola dhe 3 asiste nuk janë pak.
kush eshte RM po noj tjeter si ky .,boni tifo lopcare per ca K.
ky eshte fiks per arabi, vetem tek shqiperia te mos kthehet me