
Pedri është një nga lojtarët më të çmuar të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Gjeniu i mesfushës mbylli sezonin e dytë me ekipin e parë të Barcelonës.
Në marsin e kaluar debutoi me kombëtaren iberike (12 ndeshje), teksa te skuadra e Xavit është rikthyer në një titullar fiks dhe lider i repartit të mesfushës.
19-vjeçari debutoi me Ronald Koeman në stol. Trajneri holandez ka zbuluar një prapaskenë interesante, duke treguar se ishte ai që kundërshtoi huazimin e lojtarit nga Tenerife.
“Kur mora drejtimin e Barcelonës të gjithë më flisnin për Pedrin, por unë nuk e njihja. Më mjaftuan dy seanca stërvitore për të kuptuar se do të bëhej një lojtar i madh.
Në dy seanca stërvitore kam parë mjaftueshëm. Klubi kërkonte që ta huazonim, por unë insistova që Pedri të qëndronte me ne. I kundërshtova drejtuesit, e dija se do të luante titullar me ne.
Nuk e di nëse quhet guxim t’u besosh lojtarëve të rinj, por ne kemi një zakon në Holandë, ku mund të mësosh shumë nëse je një lojtar i ri. Nuk është liga më e forte teknikisht apo fizikisht, por ka shumë të rinj dhe klubet të japin kohë dhe besim.
Ne thjesht jemi të tillë. Unë nuk mendoj se është një rrezik, sepse një 20-vjeçar mund të përmirësohet dhe një 32-vjeçar ndoshta nuk mundet. Ne e kemi zakon të besojmë tek lojtarët e rinj.
Të gjithë të rinjve që u kemi dhënë mundësi – te Barça ishin Pedri, Gavi, Nico dhe disa të tjerë – ka ndodhur sepse ata janë të talentuar, kanë cilësi. Dhe me më shumë përvojë, këta lojtarë do të përmirësohen lehtësisht”, deklaroi trajneri holandez.
Dy seanca stervitore i mjaftonin ketij koketrashi qe ta çonte Barcen drejte fundit te klasifikimit !Ky pseudotrainier e paska zbuluar taletin e Pedrit qe ka dale nga shkolla e Barcelones!Ky qe e mbushi ekipin me Holandeze(te deshtuar) me irlandeze e qe jo vetem i prishi sistemin e lojes Barcelones por prioritet kishte vetem mbrojtjen!Ky nuk vlen as per perfaqesuesen tone e jo me per Barcen.Koeman do te mbahet mend si trainieri me i dobet qe i ka ardhur ndonjehere Barcelones .Ky fare trainieri qe mesfushorin me te mire te botes Frenk De Jong e vendoste çdo ndeshje qendermbrojtes.Nje trainier idiot i papare fale emrit te madh te Holandes se viteve 80!