Dueli i kryesuesve nuk prodhon fitues, Partizani e mbyll me 9 lojtarë

23 Nëntor 2023, 15:40Sport TEMA
Dueli i kryesuesve nuk prodhon fitues, Partizani e mbyll me 9 lojtarë

U mbyll në barazim 1-1 sfida mes Egnatias dhe Partizanit e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Ndeshja startoi në minutën e 24-t, aty ku u ndërpre pak ditë më parë, për ndarjen nga jeta të Raphael Dwamena.

Vendosën dy golat e shënuar në ndeshjen e ndërprerë, më 11 nëntor. Sa i përket sfidës së sotme, rastet nuk munguan për të dyja ekipet, por pa arritur dot ta dërgojnë topin në rrjetë.

Sakaq Partizani e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, për shkak të dëmtimeve të rënda të Bytyçit dhe Prekës, në minutat e fundit. Me këtë barazim, ekipet ndajnë dy vendet e para me nga 27 pikë.

Lini një Përgjigje