Dueli me Kosovën, Xherdan Shaqiri: Do të jetë emocionuese, dua të shijoj çdo moment në këto përballje

11 Prill 2023, 14:30Sport TEMA

Dueli me Kosovën, Xherdan Shaqiri: Do të jetë emocionuese, dua

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes tyre në kualifikueset e Euro 2024, pasi të dyja ekipet kanë rënë në të njëjtin grup. Në grupin I gjithashtu janë edhe Rumania, Andorra, Izraeli dhe Bjellorusia.

Dueli me kombëtaren “Helvetë” është mjaft i veçantë dhe emocionues, pasi konsiderohet si një “miniderbi” shqiptarësh. Me Zvicrën luajnë lojtarë që kanë lindur në Kosovë si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri.

Pikërisht në lidhje me përballjen me Dardanët ka folur ky i fundit, teksa në intervistën për “The Guardian” ka treguar emocionet e tij.

“Unë luaj për Zvicrën, por jam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Do ta jap 100 për qindëshin nga vetja për Zvicrën. Do të jetë një moment krenarie, natyrisht. Do ta shijoj çdo moment duke luajtur atje sepse krejt familja ime do të vijë në stadium. Do të jetë mjaft emocionuese për mua. Dhe, jam i sigurt se do ta kemi një mikpritje të ngrohtë”, ka deklaruar Shaqiri.

3 Komente

  1. a
    altin

    mercenare pa gjak ,parate mund ti beni fare mire tek klubet tuaja ,zvicra skish pse te ishte opsion ,edhe pjanic ,rakitic ,lovren ,e disa te tjere kane shkuar qe shume te vegjel ne zvicer e luksemburg etj po zgjodhen gjakun ......i vetmi qe meriton respekt nga ju eshte valon berhami i cili te pakten kishte burrerine te thoshte zgjodha zvicren ne vend qe te bente vickla si xhaka me shoke qe thonin na kerkuan leke e lesh e presh .....barbona .....eshte shume e lehte te besh shqiponjen ndersa luan me zvicren mor legena .....

    Përgjigjjuni
    1. A
      ATDHEU

      Xhaka dhe Shaqiri jane patriote vetem kur luajne kunde Serbise .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Zvicra i beri keta qe jane ,prandaj nuk duhet te hidherohemi nese zgjedhin ate .ne duhet te pregatisim talentet tona e jo te vjedhim punen e te tjereve .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje