E bujshme nga Spanja: Igli Tare ka kontaktuar Lewandowskin, kërkon transferimin e tij falas

1 Tetor 2025, 09:55Sport TEMA
E bujshme nga Spanja: Igli Tare ka kontaktuar Lewandowskin, kërkon

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Robert Lewandowski. Gazeta “Sport” shkruan se agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali.

Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modric. Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën, ku ai luan prej disa vitesh, pas epokës së suksesshme bavareze, skadon më 30 qershor. Edhe pse 37-vjeçari dëshironte ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”, gjithçka tregon se rrugët e tij me blaugranët do të ndahen. Nga janari është i lirë të negociojë me cilindo klub. Milani e sheh si shansin për t’i dhënë më në fund një “pronar” fanellës me numrin 9.

Pengesa më e madhe mbetet ekonomia, pasi Lewandowski fiton 33 milionë euro në vit në Spanjë, por kontakti i parë është bërë. Arabia Saudite është gati t’i garantojë më shumë para, por Milani i ofron mundësinë të qëndrojë në Europë e të garojë në nivelet më të larta. Massimiliano Allegri do ta mirëpriste pa hezitim: “Mosha është vetëm një numër, Modric e tregon më së miri”.

7 Komente

  1. L
    Luani

    Igli me i miri

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      Mer dhe Isa Tare te Milani, Rei Manaj, Myrto Ozuni, Alban Hoxha. Iglit i duket vetja sikur po bën namin te Milani, këtë do ta shohim kur të luaji ai i famshmi Jashari = 40 miljon euro për të dhe ai ka ra Squk e po ngroh vezë. Te Laxio zuri vendin e 8, te Milani po arriti vendin e 10-të, do jetë më i miri Tare.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Prap ti jari-K@RI këtu me këto broçkulla!!!!! Robt ki ti keshë.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nope

          sa per info kater sezonet e fundit me lazion ishin me keto pozicione finale 2019–20 — 4ª. 2020–21 — 6ª. 2021–22 — 5ª. 2022–23 — 2ª. po te maresh parasysh buxhetin e lazios keto quhen mrekulli or mik ....

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            E mer jaro , je analist sufllaqe komplet…

            Përgjigjjuni
          2. A
            Albanian

            Po me te atin çfar ke o plehre

            Përgjigjjuni
            1. V
              VLONJATI

              O IGLI PA DERDHUR VOTKEN NUK KA EKIP, ME KETA PLEQTE QE PO MBLEDH NUK SHIKOJE HAJER DUHEN PARE

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje