Ekipi serb mbërrin sot në Tiranë, masa të forta sigurie nga aeroporti deri në hotel, marrin edhe kuzhinierin me vete

6 Qershor 2025, 12:03Sport TEMA
Ekipi serb mbërrin sot në Tiranë, masa të forta sigurie nga

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor 20:45) kundër Shqipërisë. Në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, Kombëtarja jonë do përballet me Serbinë në një duel që edhe nga UEFA është cilësuar si me 'rrezikshmëri të lartë'.

Kombëtarja e drejtuar nga Dragan Stojkovic mbërrin këtë të premte në Tiranë, teksa do akomodohet në një nga hotelet pranë stadiumit "Arena Kombëtare". Që nga shkelja e tyre në Rinas, gjithë stafi serb do jenë të shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, për të shmangur çdo problem.

Gjithashtu ekipi i Serbisë do ketë edhe stafin e vet të sigurisë, ndërsa nuk do mungojë as kuzhinieri. Si shumë ekipe në botë, edhe Serbia do udhëtojë në Tiranë me kuzhinierin me vete. Më shumë se mosbesim për ushqimin e gatuar në hotelin ku do qëndrojnë, serbët duan të marrin kaloritë dhe dietën e duhur përpara një ndeshje që është deçizive për vendin e dytë në Grupin K, i cili me gjasë do diskutohet mes Shqipërisë dhe Serbisë deri në fundin e këtyre kualifikueseve.


Ditën e enjte Policia e Shtetit bëri me dije edhe masat e rrepta që do merren për këtë sfidë, ndërsa do ketë kontrolle të imtësishme për tifozët që do futen në stadium. Afro 2 mijë efektivë do jenë në terren, si edhe do bllokohen rrugët pranë "Arenës Kombëtare".

2 Komente

  1. S
    Si duhet te Reagojn shqiptaret vs serbeve sot ?

    Sigurishte qe ne perballjet e para te prekjes te Tokes Shqiptare ne Aeroport ,nuk do sulmohen dhe goditen me leva hekuri as grushte e shqelma turinjeve te shkerdhatave serbe ,,,pooor do shoqerohen me veshtrimet e Ftohta /Killer te gjith Shqiptareve ,me sy neverites vs qenieve me Kriminale ,me Armiqesore te Kombit Shqiptare ,duke pasur ne mendje Masakrat kunder vllezerve e motrave tona ber ne Kosove nga kjo rrace e ndy hienash ,me pamje njeriu . Vritini hienat qysh ne kontaktin e pare me shikim poshterues ,kjo eshte detyra e cdo shqiptari ne Aeroporte e kudo

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardani

      Te lumt per komentin. Zoti e ruajt Shqiperine dhe te gjithe shqiptarte kudo qe jane!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje