Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në fundin e sezonit

11 Prill 2024, 13:43Sport TEMA
Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në fundin e sezonit

Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni. Ndryshimi i stafit teknik, me Tudor në stol, shtyn gjithnjë e më shumë palët drejt një divorci, në një kohë kur trajneri i ri i aplikon një skemë të re.

Me Tudor, hapësirat për Hysajn janë me pikatore. Largimi i Sarrit nga Lazio, mentori i tij më i madh, është një tjetër arsye që anësori kuqezi të largohet nga kryeqyteti.

Ndryshim i stafit te Lazio është një lajm i keq edhe për Sylvinho-n, pasi Hysaj pritet të shkojë në Evropian me pak minuta në këmbë.

4 Komente

  1. t
    tifozi

    Per mendimin tim, Hysaj ka kohe qe nuk eshte me per ne kombetare. Kur aktivizohet tek Lazio, duket qe eshte si nje amalgame ne skuader. Dikur, tek Napoli, Hysaj kontrollonte tere vijen e fushes duke ndihmuar sulmin me krosime. Ka vite qe nuk ben me te njejten gje. Edhe kur e merr topin, e pason ate ne distanca te shkurtra, pa patur synimin qe ta dergoje topin ne nje kros te gjate, sic ben per shembull Balliu tek Vallecanoapo ne kombetare. Per mendimin tim, ne krahet e mbrojtjes tone duhet te jete Balliu dhe Mitaj. Hysaj nuk ben as per rezerve.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Po ky eshte Lojtar Leshi fare.Nje lojtar qe nuk bon nje Krosim,nje Kalim lojtari,nje Pas te gjate.Ky asnjehere nuk ka qene lojtar,por Sarri e kishte tek Empoli(por ishte 19 vjec dhe turrej),e mori tek Napoli.Aty vitin e pare ishte mire,pastaj shihej qe ai Stononte me lojtaret e tjere,Kur erdhi Anceloti tek Napoli kete e mbante Rezerve,luante me Di Lorencon.E mori Sarri tek Lazio,dhe shume here e linte ne stol,se ky ka ik per Lesh fare.Nuk ka as Zgjuarsi,As teknike,asnje gje.Mos e merrni me ne Kombetare,Please,se ky kur luan duket si lojtar i Kategorise se dyte ne Itali.Please,Sivinio,gjej ndonje lojtar tjeter ne krah.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brryli

        Ore po këtë e kërkonte ‘Tërbuni’ për të prit topat pas porte… Si ka mundesi qe e mbajne ne kombtare,kur çdo humbje e kombtares ka ardhur nga gabimet amatoreske të këtij mender futbollisti,qe ka frik ta kap topin dhe e largon shpejt. Tek ndeshja e fundit miqsore me Suedine,desh te tregonte se dinte diçka më shumë kur u fut si rezervë,por stonoi komplet.. Nuk kam gjë me të,se në fillimet e tij e kam vlersuar për lojën luftarake,por me kalimin e kohës humbi dhe këtë karakteristikë dhe që është më e rëndësishmja edhe pse luajti ne ekipe te mira ,nuk perfitoi,se nuk bëri dot përpara në nivelin teknik dhe s’pati kurrë sigurinë në lojë,për mos me thënë për mbajtjen e topit apo inisiativën,të cilat nuk u ngrit e nuk i arriti kurrë në atë nivel që të justifikonte vehten.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Ka ardhur koha te kthehet te luaje per Vllaznine.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje