Arsenal-Bajern Mynih, përtej 4 golave të shënuar, dhuroi edhe një sërë episodesh të diskutueshme, të cilat vazhdojnë të “ziejnë” në kampet respektive. Arsenali u ankua në minutat e fundit të ndeshjes për mohimin e penalltisë pas kontakti në zonën e rreptësisë mes Nojer dhe Sakasë. Por përpara këtij precedenti, një tjetër episod i pafalshëm ndodhi në minutën e 66’.
Mbrojtësi i “topçinjve” Gabriel e merr topin me dorë dhe e vendos në pozicion për ta ekzekutuar, ndonëse nuk kishte të bënte me ndonjë faull apo goditje të lirë, teksa arbitri kryesore Glend Nyberg ndodhje shumë pranë, por refuzoi ta shikonte në sistemin VAR, apo të ndërmerrte veprime konkrete për të sinjalizuar penalltinë. Ja edhe justifikimi i gjykuesit suedez.
ARBITRI-”Në kompeticione kaq madhore nuk mund të jepen 11-metërsha për gabime kaq fëmijënore. Mos të harrojmë se në cilin kompeticion ndodhemi dhe se në çfarë fazë jemi”, ky ishte prononcimi i gjyqtarit Nyberg në lidhje me skenën e mësipërme. Edhe Tomas Tuhel nuk e ka përtypur lehtë.
VIDEO MOMENTI I PENALTISE TE PADHENE
TUHEL-”Për mua dhe besoj për të gjithë ai rast ishte penallti e pastër. Gabim me përgjegjësi të rëndë. Portieri mik ia pason topin Gabrielit, por braziliani e mori me dorë. Nuk ka nevojë për shpjegime. Episodet vendosin fatet në takime me kaq peshë. Prandaj kërkohet vigjilencë. Çfarë mund të them më tepër?! Asnjë nuk mund të zhbëhet, pavarësisht fjalëve, por u dëmtuam nga gjykim jo i drejtë”, tha trajneri. Ndërkohë, as “pyka” e rekordmenëve gjermanë, Herri Kejn, nuk mundi ta kalojë në heshtje këtë rast.
KEJN-”Penalltia më e pastër që kam parë ndonjëherë në jetën time. Më shfaqet përpara syve e gjithë tabloja. Besoj se edhe arbitri, pasi e ka parë më kujdes marrjen e topit me dorë nga mbrojtësi i Arsenalit, është ndërgjegjësuar. Gjithsesi, e shkuara nuk mund të ndryshohet”, tha Kejn.
Justifikim i duhur dhe vendim i saktë. Rregulli është rregull, por normalisht llogjika duhet të prevalojë përballë ngurtësisë së rregullave.
Eshte vendim qe shkon ne interpretim skajor te rregullores, por perseri mbetet brenda saj. Eshte nje nen i rregullores qe mund te perdoret pikerisht per raste te tilla qe interpretohet qe kur teknicialiteti i rregullores ne raste shume specifike vret shpirtin e lojes, eshte ne doren e arbitrit te vendosi (ose jo) qe ta vere shpirtin e lojes perpara rregullit. VENDIM I DREJTE
Jom tifoz i Bayernit, por tranjeri i Bayernit dhe Khan nuk kanë pse të mërziten se Albitri respektoj Fair Play-in. Nëse do ta jepte penallti do ta humbiste respektin e Albitrit si dhe të jeni të sigurtë Ai do ta jepte penallti edhe atë rastin e Arsenalit në minutat e fundit shtesë .
Arbiter ose gjyqtar
Nuk është justifikim. UEFA e di mirë skemën der kush do e fitojë Chanpionsligën ketë vit.
Edhe une kam degjuar qe do e fitoje nje ekip Champions kete vit.
cfare justifikimi idiot !
Sporti esht bere me rregulla,dhe rregullat respektohen,nuk esht justifikim gabim foshnjor,po me ju desh bayernit goli ne gjermani,ca ti themi ktij arbitri?tq robt,na fal se gabim foshnjor
Per mua gjyqtari ka gabuar, ose me mire te themi gjyqtaret, sepse duhet te kishte nderhyre dhe VAR. Duhet te ishte dhene penalltia. Lojtaret e Bajernit, duhet te kishin burrerine menjehere pas golit, ne rast se penalltia do te realizohej, ti hapnin porten Arsenalit. Vetem kjo ishte zgjidhja.