Xavi: Jam krenar për skuadrën time, suksesi erdhi edhe nga "La Masia"

11 Prill 2024, 10:20Sport TEMA
Xavi: Jam krenar për skuadrën time, suksesi erdhi edhe nga "La

Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme në Paris, me katalanasit që fituan 2-3 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Pas sfidës, Xavi u shpreh shumë i lumtur, teksa theksoi se asgjë nuk ka përfunduar.

“Ishte një fitore e rëndësishme, ne vuajtëm shumë sepse PSG-ja bëri shumë presion, por në fund treguam forcën tonë. Synimi ynë është të arrijmë në gjysmëfinale dhe tani kemi një avantazh. Jam shumë krenar për ekipin tim.

Suksesi erdhi edhe nga “La Masia”, sepse të rinjtë ishin të mrekullueshëm. E ardhmja? Unë dhe skuadra po mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe të sigurojmë gjysmëfinalen” – tha Xavi.

1 Komente

  1. m
    muy bien

    Día a día, el equipo de Barcelona está cambiando se está fortaleciendo, es el alma del equipo, los jugadores, se está convirtiendo en otra clase. Quizás llegue el día en que el equipo de Barcelona capturará el pináculo del viejo éxito, queda por ver, gracias a usted Xavi que está haciendo esto con trabajo y sacrificio.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje