Erling Haaland ose njeriu i rekordeve, ylli norvegjez futet në histori të Championsit

15 Mars 2023, 15:28Sport TEMA

Erling Haaland ose njeriu i rekordeve, ylli norvegjez futet në histori

Është shkruajtur Erling Haaland, por lexohet njeriu i rekordeve. Sulmuesi norvegjez u shfaq sërish protagonist me Manchester Cityn në Champions League, kësaj radhe duke hyrë në historinë e këtij kompeticioni.

Yllit 22-vjeçar iu nevojitën vetëm 57 minuta lojë për të shënuar plot 5 gola ndaj Leipzig në raundin e 1/8-ve të Champions League. Njësoj si Haaland më parë, arritën të shënonin 5 gola në një takim Luiz Adriano me Shakhtar Donetsk dhe Lionel Messi me Barcelonën.

Me pokerin e shënuar ndaj ekipit gjerman, Haaland thyen dhe rekordin e lojtarit që shënoi 30 gola me më pak paraqitje në Champions League, të cilin e mbante Ruud Van Nistelrooy.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid, me 34 paraqitjet e para në Ligën e Kampionëve arriti të shënonte 31 gola. Ndërsa ylli norvegjez, shkoi në kuotën e 33 golave për vetëm 25 paraqitje në Champions.

Lini një Përgjigje