Ishte një incident shkak-pasojë. Kur ndjeu se Berardi po i sulmonte pjesët intime, Marash Kumbulla pa në atë sekondë ku dallon e mira nga e keqja. Dhe ai veproi në mënyrën më të keqe, duke shkaktuar një penallti dhe marrë kartonin e kuq me një goditje ndaj kundërshtarit që e kishin parë të gjithë, përveç arbitrit Fabbri dhe bashkëpunëtorëve të tij në fushë.
Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në jetë, por ndonjëherë ndodhin. Këtë e vërteton Kumbulla, i cili është djali më i qetë në botë dhe që për pak çaste u bë “i dhunshëm”. Në karrierën e tij të re, mes klubit dhe kombëtares shqiptare, Kumbulla nuk ishte përjashtuar asnjëherë. Për të ndotur dosjen disiplinore, ai fatkeqësisht përdori rrugën më të dëmshme për Romën.
“Raptus” është një fjalë që vjen nga latinishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë “rrëmbim”. Këtu, Kumbulla rrëmbeu skenën për keq dhe e mori me vete disfatën në dhomat e zhveshjes, duke i dhënë Sassuolos një fitore të rehatshme, që ndoshta nuk do të ishte e mundur nëse do të rifillonte me numër të barabartë lojtarësh pjesa e dytë. Padyshim që nuk është sezoni i tij.
Kumbulla bëri një gabim kundër Cremonese në Kupën e Italisë dhe shkaktoi disavantazhin 0-1. Ai gaboi të dielën, duke goditur një kundërshtar në zonën e rreptësisë. Po ta kishte bërë në mesfushë do të ishte përjashtuar me të kuq gjithsesi, por të paktën nuk do të kishte shkaktuar penallti.
Është një turp i vërtetë, sepse vetëm të enjten, pas një periudhe mosbesimi dhe zhgënjimi, ai ishte rikthyer në protagonist pozitiv me golin e 2-0 ndaj Real Sociedad, duke festuar me topin poshtë bluzës për nder të vajzës së tij që pret të vijë në jetë. Në momentin që mundi t’i jepte vazhdimësi rrugës së tij, duke merituar një shans tjetër si titullar, Kumbulla dreqosi gjithçka.
Në fund të ndeshjes, Kumbulla, shumë i mërzitur, iu kërkoi falje shokëve të skuadrës, të cilët e vlerësuan. Nga ana tjetër, Mourinho nuk e priti shumë mirë episodin, i cili ndikoi ndjeshëm në këtë humbje. Janë dinamika të kuptueshme, por djaloshi shqiptar nuk do të donte që opinioni publik, që i interesojnë fyerjet ‘sociale’, t’i ngjiste në fanellë kartonin e kuq të banditit ose budallait.
E vërteta është se me Berardin ka pasur precedentë. Jo vetëm në këtë ndeshje, në të cilën Fabbri tashmë i kishte thirrur e qortuar të dy për një tjetër përplasje të ndaluar në mesfushë. Të dy ishin fërkuar më parë. Dhe Kumbulla, ndonëse në dijeni të gabimit që nuk pranon justifikime, pyet veten pse futbolli i Berardit nuk u sanksionua, ndryshe nga reagimi i tij i ekzagjëruar.
Megjithatë, tani, në pritje të skualifikimit që nuk do të jetë më pak se 2 ndeshje, Kumbulla nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse t’i kthehet punës për t’u rikthyer më i përmbajtur. Ai e dinte se nuk ishte qendërmbrojtësi i preferuar i Mourinhos dhe ndoshta për këtë arsye, i ngarkuar me përgjegjësinë për të demonstruar më të mirën, nuk ishte i kthjellët në menaxhimin e nervave të tij. Kumbulla do të paguajë edhe gjobën që meriton.
Në këtë pikë të sezonit ai rrezikon të rikthehet në margjinat e skuadrës, pozicion të cilin e kishte braktisur me mjaft mundim. Por në futboll ju kurrë nuk e dini. Nga e enjtja deri të dielën shkoi nga 100 në zero, e kundërta mund të ndodhë herët a vonë…
Analizë e “Corriere dello Sport”
Goditja ndaj Berardit nuk perbente gjithsesi nje shkak per nje penallti, pasi aksioni kishte perfunduar duke nxjerre topin jashte vijave fundore dhe goditja e Berardit nga Marash Kumbulla nuk ndikoi aspak ne perfundimin e ketij aksioni te Sasuolos. Vendimi i arbitrit per dhenien e penalltise ishte totalisht i gabuar. Po keshtu, nese Kumbulla reagoi ne menyre te gabuar duke goditur kundershtarin dhe per kete meritoi kartonin e kuq. E njejta gje dukej qarte nga perseritja e ngjarjes qe Berardi e goditi i pari Kumbullen poshte kofshes se tij te majte. Veprimi i Kumbulles ishte i gabuar dhe po keshtu edhe ai i Berardit, prandaj vendimi me i drejte do ishte qe te denoheshin me kartonin e kuq qe te dy.
Jane gabimet qe bejne lojtaret e rinj dhe menaxheret e tyre,vetem per pare.Kumbulla vetem pas nje viti me Veronen,ku pati nje sezon Fantastik,per merite dhe te Juric qe e vleresonte shume,u shit tek Roma.Aty u pa qe Kumbulla kishte shume mangesi si mbrojtes per nje ekip te madh si Roma.Me ardhjen e Mout,Kumbulla u zhvleftesua fare,i ngathet,jo i zgjuar si lojtar,dhe kur futej shume here bente gabime,tani me kete qe beri,eshte i mbaruar tek Roma.Kete gabim beri dhe Asllani,ne vend qe te rritej si lojtar tek Empoli,shkoi me vrap tek Interi,dhe tani Zero minuta per gati dy muaj.Keta djegin veten,me vjen keq por vitin tjeter do luajne me ekipe qe luftojne per mos dale nga kategoria,se Interi do e leshoje me nderrim,kurse Kunbulla dhe pa bere kete,ishte i Vdekur tek Roma.