Paga e çmendur që kërkon Messi për tu transferuar në Arabinë Saudite

14 Mars 2023, 19:08Sport TEMA

Paga e çmendur që kërkon Messi për tu transferuar në

Pasi joshi Cristiano Ronaldon, Arabia Saudite po përpiqet që të rrëmbejë edhe Lionel Mesin. Me kontratën e yllit argjentinas që përfundon në verë, nuk është çudi që ai të transferohet në kampionatin saudit. Klubi i Al-Hilal ka shfaqur interes për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe është gati që të bëjë çmendurira për të. Përfaqësuesit e klubit nga Riadi, kontaktuan me përfaqësuesit e 35-vjeçarit.


Sauditëve u është bërë e qartë se Mesi do të ishte gati që të firmoste, por në këmbim do 600 milionë Euro për dy sezonet e ardhshme. Një shifër e çmendur, por që në Arabi po e shqyrtojnë. Nëse operacioni kryhet, do të kemi sërish një duel CR7-Messi, me dy futbollistët që do të risillnin një “El Klasiko” saudit, që do ta shtonte edhe më shumë popullaritetin e kampionatit të vendit.

Arabia Saudite kërkon që të kthehet në një destinacion popullor për futbollin. Mbretëria do të aplikjë bashkë me Greqinë dhe Egjiptin për të organziuar Kupën e Botës 2030. Dhe plani është që në këtë mision të përfshihen edhe CR7 e Messi, që do të kenë rolin e ambasadorit. Por nëse Messi nuk transferohet te Al Hilal, e ardhmja e tij mund të jetë në SHBA, me Interi Miamin që e pret prej kohësh.

Lini një Përgjigje