Interi dhe Man. City kualifikohen në çerekfinale të Champions League

14 Mars 2023, 23:04Sport TEMA

Interi dhe Man. City kualifikohen në çerekfinale të Champions


Interi dhe Manchester City janë dy skuadrat e radhës që janë kalifikuar për në çerekfinale të Championsit. Skuadra zikaltër rezistoi në një barazim pa gola në Portugali, duke ju falur suksesit 1-0 në duelin e parë.

Porto ishte dominuese në lojë dhe në raste, por fati nuk ishte me ta. Në fundin e ndeshjes Taremi dhe Grujic do të ndaleshin nga traversa.

Manchester City siguroi një biletë për në çerekfinale të Champions League, duke marrë një fitore spektakolare 7-0 ndaj Leipzig në duelin e luajtur në Angli.

Ishte një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për shkak se 5 nga 6 golat do të mbanin firmën e një futbollisti: Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez konfirmoi dhe njëherë se është një nga sulmuesit më të mië në botë dhe zor se ka rival kur bëhet fjalë për gola. Rezultati u kompletua nga Gundogan dhe De Bruyne.

Lini një Përgjigje