Ernest Muçi “krah për krah” me Mbappe dhe Foden, statistikat e shqiptarit “çmendin” Europën

3 Janar 2026, 14:19Sport TEMA

Ernest Muçi është “heroi” i Trabzonspor, me të cilët po shkëlqen në Turqi. Golat dhe asistet e sulmuesit shqiptar i kanë siguruar pikë të rëndësishme skuadrës turke.

Paraqitjet e ish-it të Tiranës janë në nivel të “yjeve” të Europës. Madje me statistikat e muajit dhjetor ecën krah për krah me Phil Foden dhe Kylian Mbappe.

Kjo pasi kanë arritur të shënojnë nga 4 gola, ndërsa më larg se Muçi qëndrojnë Erling Haaland, Ferran Torres, Ekitike dhe Harry Kane, të cilët kanë shënuar nga 5 gola.

Statistika këto që tregojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po bën një sezon fantastik dhe tashmë për të po flitet kudo.

Ernest Muçi “krah për krah” me Mbappe dhe Foden,

3 Komente

  1. D
    Daku

    Krahasim nga nje gazetar “ Dell” qe me siguri mer honorare per shkrime duke bere krahasime pa sens.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Eshte edhe njeri ne kategorine e trete,luan me Vuçidolin ka bo 10 gola per 15 dite gjate dhjetorit,habitem si nuk ka shkruar per të.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pipi

        Qenka çmendur Europa dhe nuk paskemi marrë vesh gjë, ne, të mençurit!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje