Intervista e ish-mesfushorit Ervin Bulku rreth përballjes Hajduk Split-Dinamo, vazhdon të bëjë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kroaci. Artikulli në të cilin ai citohet si mbështetës i klubit kroat ndaj atij shqiptar në duelin e Ligës së Konferencës, ka sjellë reagime të shumta në vendin tonë.
Tifozët e Dinamos, por edhe vetë klubi blu reaguan ndaj kësaj interviste të zëvendëstrajnerit të Kombëtares, i cili vetë me një postim në rrjetet sociale e cilësoi titullin e artikullit një abuzim, pasi nuk kishte shprehur asnjëherë mbështetjen për një ekip që luante ndaj skuadrave shqiptare.
Por sot portali që ka publikuar intervistën në Kroaci, “24sata”, ka vijuar me një tjetër artikull rreth polemikave që kanë lindur për Bulkun në Shqipëri. Dhe nëpërmjet titullit, qartësisht mbështet versionin e publikuar dy ditë më parë.
“Trajneri shqiptar zbulon se do të mbështetë Hajdukun, Dinamo Siti përgjigjet në mënyrë të ashpër”, titullohet artikulli i cili përmbledh polemikat e lindura në Shqipëri me klubin kryeqytetas pas intervistës së Bulkut, duke publikuar edhe pjesë të intervistës.
“Dinamo Siti është një klub që është rival me Tiranën, për të cilën unë kam luajtur. Marrëdhënia mes Tiranës dhe Dinamo Sitit është si marrëdhënia mes Hajdukut dhe Dinamos në Kroaci…”, është citimi i Bulkut, i cili në karrierën e tij ka veshur fanellën e Hajduk Split.
Për më tepër, ky artikull kujton se si u zgjidh situata e ngjashme në Kroaci disa vite më parë, kur Robert Jarni, ish-trajneri U17, deklaroi se do të mbështeste Betisin kundër Dinamos së Zagrebit. Pas kritikave ndaj Jarnit, Federata Kroate e shkarkoi atë nga drejtimi i përfaqësueses U17.
Te shkarkohet
Dumani i Spakut fle gjumë
Mja u moret me budalleqe,Ne shqiperi cdo germe e thene interpretohet me ligesi,NE SHQIPERI CDO GJE SHIKOHET ME DYSHIM.ERVIN EULKU ESHTE NJE DJALE ARTIST SHUME KOREKT E NUK MERET ME KETO CUDIRA,RESPEKTE PER TE
Po kujt i plasi mor aman se Bulku ben tifo per Hajdukun!!!!Pu pu sa te madhe e bejne sikur ky te ishte ndonje si Mesi e Maradona,duan ti japin me shume rendesi seç i takon.Ky eshte nga ata te rrethit te Dukes,prandaj eshte aty ku eshte e jo pse ka ndonje merite teknike apo rezultate te arritura, mos te behet kaq e madhe pse nje i stafit teknik te FSHF-se ben tifo per nje skuader jo shqiptare, sepse nuk ka aq rendesine e duhur si personazh ti jepet kaq rendesi,le te beje tifo per ke te doje,nuk i rruhet kujt,edhe ata te Dinamos,boll me, nuk ja vlen iç gjithe kjo polemike,e per ke?? per Bulkun??!!!
Tw shkarkohwt kjo qelbesire. As kroatet madje nuk w duane ate qe nuk do vendin e vet. Bulku qenka plehre.
Ka te drejte te mbeshtese klubin qe ka deshire.
Mos u beni si ata koqet qe I kemi bashkekombas qe kendojne per luften ne tribunat e stadiumeve gjithe kjo polemike per asgje. Ne jemi tifoze te skuadrave te ndryshme dhe nuk na hyn ne sy asnje ekip pervec ekipit te zemres prandaj duam qe skuadra qe bejme tifo te fitoj gjithmone dhe nuk na plas ke ka perballe. Tifozlliku eshte me I forte dhe se feja besimin mund ta nderrosh kurse ekipin kurre. Si tifos dinamovit nuk me rruhet per ke ben tifo Bulku dhe une jam kunder ekipit te tij gjithmone te mos jemi hipokrit skemi pse politizojme cdo gje sporti duhet te rrije larg ketyre polemikave.