Më 7 dhe 14 gusht Dinamo e Ilir Dajës do përballet kundër kroatëve të Hajdukut të Splitit në turin e tretë kualifikues të Conference League. "Blutë" kanë përballë një rival me emër jo vetëm në Kroaci, por edhe një klub që ka fansa më gjerë.
Ish-mesfushori i Hajdukut të Splitit ka qenë edhe Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare. Për "SlobodnaDalmacija" ai ka thënë se edhe pse është shqiptar, do bëjë tifo për Hajdukun e Splitit në këtë përballje.
"Ervin Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Europë", ky është titulli goditës dhe fjalët e Bulkut, që edhe pse ka luajur për Hajdukun mbi 15 vite më parë, ka ende një ndjenjë dashurie për këtë klub.
Në fillim të artikullit shkruhet: “Ervin Bulku veshi fanellën e Hajdukut rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe është ndihmës trajner në ekipin Kombëtar të Shqipërisë për shumë vite. Ai thotë se zemra e tij është me Hajdukun… Hajduku luan kundër Dinamos shqiptare në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shqiptarët eliminuan Atletic Club D’Escaldes dhe mbërrijnë në Split pas shtatë ditësh”, thuhet mes të tjerash.
Pas këtyre deklaratave është radha e Dinamos që mbrëmjen e 7 gushtit të reagojë në Split, aty ku luhet ndeshja e parë. Më 14 gusht gjithçka për kalimin në play-off e Conference League vendoset në "Elbasan Arena".
Bajga bajge mbetet gjithmone
Ai e thotë qartazi "Europë". Çfarë karin doni ju që e ndryshoni në "Evropë", o ju qiftë derri turinjtë?
Dritan shkjau, cfare kupton nje sllavoaziatike sikur ti me fjalen "Europë"? Ti je sperme sllavoaziatike. Wurope jane wdhe gjermanet por wdhe francezwt, italinwt...at te gjithe krenohen me perkatesine e tyre kombetare.
Deklaratë interesante. Trajner kombëtar shqiptar dhe tifoz kundër ekipit shqiptar!!!!!!!
Una jam dinamovit i vjeter por Dinamoja ime ka pas cc qene ajo e Demollarit ,Zerit Markos ,Ballgjinit ,Perbaskes etj .Qe atehere ka rrjedhur shume uje …