Balaj i pagabueshëm nga penalltia, Vllaznia ruan barazimin që i duhet për t’u kualifikuar në Islandë

31 Korrik 2025, 21:45Sport TEMA
Balaj i pagabueshëm nga penalltia, Vllaznia ruan barazimin që i duhet

Vllaznia po barazon 1-1 me Vikingur Reykjavik në sfidën e kthimit në Islandë, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.

Sfida e parë u mbyll 2-1 për kuqeblutë në Shkodër dhe deri tani, skuadra e Edi Martinit është pranë kualifikimit për në turin e ardhshëm.

Të parët që kaluan në avantazh ishin islandezët me anë të Hafsteinsson në minutën e 10’, por në minutën e 26’, ishte kapiteni Balaj i cili rivendosi baraspeshën pas një penalltie të shndërruar në gol.

Ky rezultat i buzëqesh shkodranëve, të cilët duhet të bëjnë çmos për të ruajtur të paktën barazimin në 45 minutat e dyta, në mënyrë për të avancuar në turin e tretë.

Vikingur Reykjavik 1-1 Vllaznia

Hafsteinsson 10’ / Balaj (P) 26’

 

Lini një Përgjigje