I pagabueshmi i merkatos tregon detajet se çfarë po ndodh mes shqiptarit dhe Interit: Kristjan Asllani po refuzon gjithçka, edhe kontaktet…

30 Korrik 2025, 21:10Sport TEMA
I pagabueshmi i merkatos tregon detajet se çfarë po ndodh mes

Kristjan Asllani dhe Interi kanë shkuar në një fazë tjetër të marrëdhënies së tyre. Tani nuk ka më “dashuri” si dikur, por një tension të madh që ka filluar të shpërthejë në ditët e fundit.

Ndërkohë i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar me detaje në kanalin e tij në Youtube se çfarë po ndodh me shqiptarin. “Kohët e fundit ka pasur kontakte në lidhje me largimin e Asllanit nga Interi. Palët kanë folur përsëri dhe lojtari po kërkon kohë; ai dëshiron ta zgjedhë vetë destinacionin e tij të ardhshëm.

Ai vazhdon të refuzojë gjithçka, edhe kontaktet, dëshiron të vendosë me qetësi se ku do të luajë në vitet e ardhshme. Ka një sfidë për t’u zgjidhur”, tha Romano.

1 Komente

  1. L
    Luli

    Pirdhu nga INTER,te dhane gjithate mundesi po se vleresove….Interi eshte pretendent dhe per skudeton te serise A…edhe tek Empoli me thene te drejten ti nuk me entusiazmoje,pamvaresisht se te blene 14miljon EURO…. Si gjithmone shqiptaret nuk luajne dot ne nivele te larta,tek Interi e tek Juve ne Itali,tek premier legue si modeli Broja,apo ne spanje Ivan Balliu apo Uzuni….pra niveli i ulet i kombetares tone e reflekton kete….vetem B.Gimshti e ka justifikuar veten tek Atalanta

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje