Rey Manaj do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i Kombëtares është transferuar te skuadra e Sharjah.
Pas negociatave prej javësh, palët kanë mbyllur akordin, duke finalizuar transferimin me sukses.
Manaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Gjithashtu sulmuesi do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
Manaj kishte edhe një vit kontratë më Sivasspor, me të cilët marrëdhëniet nuk ishin shumë të mira kohët e fundit.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare e mbyll aventurën te Sivasspor me 34 gola dhe 8 asiste në 63 ndeshje të luajtura.
Armando Sadiku ka zgjedhur skuadrën e re. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë karrierën në Zvicër, te skuadra e Bellinzona, e cila militon në kategorinë e dytë.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe Sadiku rikthehet në kampionatin helvet, aty ku në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Locarno, Lugano, Zurich dhe Vaduz.
Në dy sezonet e fundit, 34-vjeçari luajti në Indi, fillimisht te Mohun Bagan dhe së fundmi te Goa.
Kohët e fundit u përfol për një rikthim të mundshëm të Sadikut në Shqipëri, me Elbasanin që përflitej si klubi i interesuar, por një lëvizje e tillë nuk është realizuar.
Legjionar, wow, legjiokar thuaj