Armando Sadiku zgjodhi të transferohej te Bellinzona, për t’u rikthyer kështu në Zvicër. Sulmuesi shqiptar, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se është gati për të nisur një eksperiencë të re.
“Isha vetëm 19 vjeç kur mbërrita në Ticino nga Shqipëria, me një valixhe plot ëndrra dhe një zemër plot shpresë.
Nuk njihja askënd, por ju më mirëpritët, më mbështetët, më bëtë të ndihem si pjesë e familjes.
Sot kthehem me 15 vjet përvojë, beteja të fituara, vështirësi të kapërcyera… por me të njëjtën dëshirë, të njëjtën uri, të njëjtin zjarr brenda.
Jam i lumtur që nënshkruaj me AC Bellinzona.
Po kthehem në një vend që e njoh mirë, midis miqve të vërtetë, midis njerëzve që më kanë dashur gjithmonë.
Falënderoj @acbellinzona_official për këtë mundësi.
Nuk po kthehem për t’i thënë lamtumirë të kaluarës.
Po kthehem për të shkruar një kapitull të ri. Së bashku.
Ecim BELLINZONA”, ka shkruar ish-i i Kombëtare shqiptare.
Ky ishte nje lojtar goli tek kombtarja,nuk e di pse i kthyen kurrizin! Nuk e kemi luksin te leshojme lojtare te tillë. Por kjo tregon dhe njëherë nentalitetin tallava të drejtuesve të federatës,se sa për trajnerët,ata nuk i ‘ka pjerdhur’ kush deri tani.
Po ky eshte nje lojtar ordiner, rastesia e ndihmoi pastaj realiteti e shkaterroi fare, cdo ekip e perjashtoi ose e la ne stol dhe mbas veprimit qe beri duke kapur organet gjenitale e trgoi vehten qe eshte vetem nje rrugac ordiner
kur ishte te bolivari e shikoja naten , bente diferencen atje por nuk gjente lehte golin. lojtar shume i disiplinuar dhe kerkues. pershendetje Armando, te uroj me te mirat!