Rrezikon 15 vite burg, Hakimi në telashe

2 Gusht 2025, 13:15Sport TEMA
Rrezikon 15 vite burg, Hakimi në telashe

Achraf Hakimi po përballet me probleme ligjore lidhur me një hetim të nisur në mars të vitit 2023. Prokuroria franceze ka propozuar ngritjen e një padie penale ndaj mbrojtësit të Paris Saint-Germain, i dyshuar për përfshirje në një rast përdhunimi.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur në shkurt të vitit 2023, kur një 24-vjeçare pretendon se Hakimi e ka detyruar në një akt seksual pa dëshirën e saj. Ajo e raportoi rastin në polici në të njëjtën ditë, por nuk bëri menjëherë kallëzim zyrtar.


Më vonë, i dërgoi mesazhe prokurorëve duke përshkruar atë që përjetoi. Tani, hetuesi do të vendosë nëse rasti do të shkojë në gjykatë ose do të mbyllet.

Nëse procedimi nis dhe Hakimi shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim deri në 15 vite burg. Gjatë gjithë kohës, futbollisti ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar rastin si një përpjekje për shantazh financiar.

 

 

2 Komente

  1. T
    Treni

    Supozim se nuk është se jam në brendësi të çështjes: meqë njerëzit e pasur po ruajnë financat dhe nuk po martohen pa kontrata, femrat po gjejnë mënyra të tjera për t'i rrjepur nga lekët.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      Kjo K...a 24 karatshe a mund të na thotë se cfarë veprimi tjetër eshtë kunder dëshirës së saj! Ta dimë se ku i dihet. Kur një femër pranon të shkojë me dëshirë tek shtëpia e një mashkulli, apo në hotel me të. Hap këmbët me dëshirë dhe pas ca ditësh thotë që "unë nuk e kisha dëshirën për të bërë këtë gjë". Kjo femër duhet dënuar për ndryshim të papritur të dëshirave të saj!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje