
Erzeni dhe Laçi, barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Abissnet Superiore.
Ilirid Ademi i dha avantazhin shijakasve në minutën e 66-të, duke shfrytëzuar një krosim nga e djathta, për të shënuar më pas me kokë.
Kur dukej se Erzeni do të merrte fitoren, Ujka vendosi baraspeshën në minutën e 90-të, duke i dhuruar një pikë Laçit.
Me këtë barazim, mban vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë.
Lini një Përgjigje