
FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit, kjo pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë në ndeshjen me Andorrën.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.
Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.
Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

Çdo ndeshje duke u denuar per uligalizem ne stadium , boll mē kur do beheni njerez ?
Qekur Duçja eshte bere president i FSHF jemi gjobitur pas cdo ndeshje te kombetares.Me gjithe ato para te paguara per gjoba do te mund te ndertonim 2-3 stadiume te rinj.
Keta idiotet ngelen duke bere skandale .Na felliqen .Ndoshta ndeshjet duhen bere me dyer te mbyllura .Ngelem duke paguar gjoba .
Do ta shpalosim pamfletin ku duket qartë rama duke puthur vëllaçkon Vučić dhe Duka duke ia thithur kryetarit të federatës së futbollit të serbisë.
Ja qr me keta kara qe vene ne stadium vetem per te share si puna e kurvave, ne vend te shikojne ndeshjen dhe te argetohen, jam dakort te luhen ndeshjet pa tifoze me dyer te mbyllura dhe pike.