Shqipëria pas fitores spektakolare dhe historike ndaj Serbisë ditën e shtunë, mbrëmjen e djeshme mori një tjetër fitore. Kuqezinjtë dhuruan “shoë” në “Air Albania” ndaj Jordanisë, teksa fituan 4-2.
Një sfidë e cila padiksutim ishte miqësore, por do t’i shërbejë ekipit tonë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Për këtë vit kalendarik, Shqipëria ka në axhendë edhe 2 takime të tjera shumë të rëndësishme.
Në muajin nëntor do të luajë ndaj Andorës më 13 në transfertë dhe më pas Anglia në “Air Albania” me 16. Duele këto, ku padiksutim, kuqezinjve iu duhen 6 pikë për të mos rrezikuar vendin e dytë në grupin K.
Por jo gjithçka është në dorën e kuqezinjve dhe për kualifikimin në “Play-Off” edhe Anglia ka në dorë fatet e ekipit tonë. Kur Shqipëria do të përballet me Andorën, Serbia do të sfidojë Anglinë dhe pas një triumfi të mundshëm të kuqezinjve dhe një fitoreje të mundshme të “Tre Luanëve”, atëherë ekipi ynë do të siguronte automatikisht kualifikimin.
Por nëse ndodh më e keqja dhe ekipi i Sylvinhos ndalet nga Andorra, por edhe Serbia i merr pikë Anglisë, atëherë gjithçka do të vendosej në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.
Dueli i fundit do të jetë kundër Anglisë, ndërsa Serbia luan me Letoninë. Kështu doemos kuqezinjtë bien në dorën e anglezve për të siguruar kualifikimin dhe shpresojnë që të fitojnë ndaj “Tre Luanëve”" për të tentuar për herë të parë Botërorin.
Aktualisht Anglia pas fitores së mbrëmshme ndaj Letonisë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës me 18 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 11 pikë dhe ndiqet nga Serbia me 10 pikë pas 6 ndeshjesh. Ndëkrohë Letonia ka 5 pikë pas 7 ndeshjesh, ndërsa Andorra vetëm 1 pikë.
Është e thjeshtë. Fitore me çdo kusht ndaj Andorrës.
Ne qofte se Shqiperia nuk merr 3 pike me Andorren, historia mund te quhet e perfunduar per ket xhiro. Per mua ajo qe ka rendesi eshte qe dolen fitimtare ne Serbi, per te tjerat, ajo qe arrihet me tutje eshte gjithsesi pozitive, duke pare edhe veshtirsite e kualifikueseve per ne boterore me vetem 16 skuadra nga Evropa!!
Ore që rrafëm serbinë i mjafton gjithë popullit, por nuk duhet ta lejojmë atë të shkojë në botëror që mos na shkojë fitorja dëm.
6-te pike duhen nqse Srbia mund Angline.... atehere ka vend per ate shprehjen: " beji çiçin baçhes". Komentet e teperta jane fukarallek, pastaj edhe sikur te kalosh fazen e grupeve... kush e di me ke do nabjeri shorti, apo edhe per kete e di Duka? KRYESORJA ESHTE QE FITUAM NE SRBI DHE KAQ, KUALIFIKIMI ESHTE LUXURY.
ABSOLUT - kisht. Konsumuam majën e kënaqësisë. MANAJISËM!
Me fitoren kundër shkive, konsumuam kënaqësinë hyjnore. Futbolli kombëtar më ka lezet kur luanët tanë shkokërrisin shkiet. Kënaqësi hyjnore!
Nuk ka shans qe Anglia te cmendet dhe tia lere ndeshjen Serbise por edhe Shqiperise. Edhe sikur ekipi i dyte i Anglise te hyje ne fushe eshte shume me lart se Serbia dhe Shqiperia.Tani po u luajt ndonje skedine gjekundi cfare s'ndodh. Apo sikur Vucic apo Duka te bejne ndonje tentative blerje se kane leke te dy. E vetmja gje qe duhet te beje Shqiperia eshte te fitoje me sa me shume gola ndaj Andorres dhe minimumi te haje sa me pak gola me Angline.
Serbia do mundë Anglinë në Londër???? Atëhere përse të mos e mundim ne atë në Tiranë!??? Anglia ende nuk ka pësuar gol në këtë grup po meqë jemi në klimën " futja pordhës", pse mos t'a ndezim edhe ne ?
Pacolli lipset te hyje ne loje nga minuta e pare!
Pse te mos perpiqemi te fitojme me Angline?nese duam te shkojme ne kupe te botes me ekipe te atij niveli do perplasemi .maqedonia i mori pike dikur anglise ,ceku e mundi ne prage ,hungaria po ashtu e mundi ,keto jane ekipe te nivelit te Shqiperise,nese mbrohemi fort e i kapim ne kondrasulm cdo gje ben vak .tek per tek nuk hahemi dot se jane me te shpejte e te mbushin rrjeten .