"Fitoi 11 mln euro" - Serbët revoltohen me trajnerin e tyre, pasi u mundën nga Shqipëria

13 Tetor 2025, 18:41Sport TEMA
"Fitoi 11 mln euro" - Serbët revoltohen me trajnerin e tyre, pasi

Nëse do të kishte rezultate, askush nuk do ta kishte përmendur këtë. Trajneri i Serbisë është nën sulm për shkak edhe të të ardhurave të jashtëzakonshme për kushtet e tyre financiare si shtet.

Dragan Stojković Pixi fitoi 11 milionë euro në katër vjet. Të paktën kështu pretendon Rade Bogdanović.

“Ardhja e tij solli një freski afatshkurtër. Askush në botë nuk do ta lejonte të merrte një pagë prej 11 milionë eurosh në Federatën e Futbollit të Serbisë në katër vjet e gjysmë pa dhënë rezultat. Ai ishte shumë me fat që disa njerëz menduan se mund ta bënte, tani kemi një kapitull të ri.

Kemi një trajner i cili, si ta them, nuk i duron dot kritikat, por duhet ta kuptojë se paga e tij në FSS ishte sa paga e 70 kirurgëve në spital”, – tha të dielën Rade Bogdanović, analist futbolli në Serbi.

Ndërkohë në fillimet e kontratës së tij u diskutua për një shifër prej 1.4 milion eurosh në vit, ndërsa sipas mediave atje s’ka fakte konkrete për këtë gjë.

Ndërkohë duke mbetur tek pagat, Sylvinho përflitet se përfiton 1 milionë euro në vit në bazë të kontratës, por gjithsesi një shifër e tillë nuk është e konfirmuar zyrtarisht pasi asnjëra nga palët nuk i ka publikuar në formë zyrtare termat ekonomik të kontratës pasi veç pagës trajnerët kanë edhe shumë bonuse në varësi të arritjeve.

2 Komente

  1. t
    tifozi

    Edhe serbet si shqipetaret bejne esapet e parave, ne garat sportive asnje nuk eshte i sigurte nga suprizat, edhe rezultati i kesaj ndeshje ishte i padeshrueshem per t’a si dhe per tranierin ….

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Dragan Stojković Pixi per mendimin tim ka qene nje futbollist shume i mire, eshte trajner i mire, por mbi te gjitha duket person me integritet. Me humbjen dha direkt doreheqjen. Por Rade Bogdanović, ky analist kaq i zoti, kerkon te beje ndonje lek duke bere komente te tilla.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje