FOTO/ Holanda, Serbia e Italia, Shqipërinë e pret “ferri” në EURO 2024, ja projeksionet e mundshme

16 Nëntor 2023, 12:17Sport TEMA

Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me të drejtë Shqipëria nuk bën llogari, por zbret në fushë për të marrë pikët e plota.

Kuqezinjtë synojnë një rekord historik, kërkojnë të kapin 19 pikë, për të thyer rekordin e Edy Reja-s në një fushatë kualifikuese.(18). Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet.

Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë, mbase Seferi e ka një preference teksa kërkon organizatorët.

Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke. Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.

Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë, do të ishte një fat i keq nëse “peshkojmë” azzurrët. Në këtë vazo gjejmë edhe ekipi si Sllovakia dhe Rumania. Për momentin ky është projeksioni i vazove, por situata mund të ndryshojë deri në fund.

FOTO/ Holanda, Serbia e Italia, Shqipërinë e pret “ferri”

28 Komente

  1. G
    Grupi Ferrit ! Hahahaha

    Do protestojme qe t'na sjelln ca Skuadra te tjera hahahahaha

    1. x
      xheJ.eN.Bi

      Grupi Ferrit.. .më duket se gjeta zgjidhjen.T'i themi deputetëve të foltores të mësymin te salla ku do hidhet shorti dhe të hedhin tymuese ,të marin goglat dhe të hedhin vet shortin si duan ata.Po ka roje te dera ,le të hypin nga dritaret.

        1. M
          M.B

          Ti themi liderit global qe te na coje ne nje grup te lehte .Tejape edhe euro nga buxheti

        2. M
          Miri

          Do shkojm e do perballemi me dinjitet Kunder cilit do ekipi Te gjith ekipet pjesmarrse jan te forta dhe ne kemi nje ekip super te fort te mir e premtues

        3. T
          Tifozi kuq e zi

          As qe e rruajm fare per kerken , kush te doj te na bi ne i rrafim , i kemi par te ter , ne kemi rraf portugalin , ne kemi rraf hollanden panvarsisht se albitri e boni balt fare , ne kemi rraf Francen per çfar ferri flet ti o artikullshkrus o manall , per çfar shkojm ne atje te lujm me andoren , as qe duam tja dim , kush na del perpara do i bejm spektakel , Fitore gjigandeve Kuq e Zi zoti ju ndimoft ne moldavi me fitore .

          1. X
            Xhezo Smokthina

            Ti o shpirt vleke për t'u përdorur si etalon i psikologjisë tonë si popull. Ne, edhe pse kemi ullinj dhe prodhojmë shumë vaj prej tyre, përsëri petullat i kemi bërë kurdoherë me ujë. Hajvan me të lezetshëm se ne, pleshta që e lëshojmë pordhen sa të elefantit nuk mund të gjesh askund në këtë planet, ne jemi ekzemplar i rrallë, shkurt "fanar ndriçues buzë Adriatikut". Por thuaj shyqyr që djemtë janë të edukuar me tjetër psikologji, ecin me këmbë në tokë dhe kanë një trajner me mënd, që di mirë çfarë bënë...

            1. R
              Raimond Vlonjati

              Kurse ti Xhezo Sumkthina je ezemlar i rralle si disfatist.Po si nuk shkruajte njeher per mire per kombetaren o plak hajvan matuf,vetem ku te gjesh ndonje qe shpreh optimizem sikur edhe te tepruar ta sulmosh.

              1. X
                Xhezo Smokthina

                Zoti Rajmond! Së pari po të them se mezi po e pres ndeshjen e nesërme. Zemra ma do "t'u thyejmë hundët" me një rezultat që t'a mbanin mend mirë. Tani të vijmë tek komenti jot; shoh se të krijon alergji mënyra ime e konceptimit të gjërave. Baza e te menduarit tim është përulësia, urtësia, ecja kurdoherë me maturi, mos fluturimi. Neve na është injektuar për 45 vjet me radhë bindja se jemi qëndra e botës. Sipas mendimit tim ky është shkaku madhor që neve duhet të luftojmë, pasi na nxjerr në çdo hap jashtë realitetit të gjërave, në përdorim shumë më tepër zemrën sesa trurin gjë që na ka çuar kurdoherë në përfundime të gabuara. Por të mos e zgjas, për të shpëtuar nga bezdia që ju krijoj, ju rekomandoj mos i lexoni komentet e mija. Pra bëni si bëjë unë, që kurrë nuk i lexoj komentet e tua, përveç rastit kur replikoni ju ndaj komentit tim.

              2. z
                zhaku i pamposhtur

                Heheheeee 'Xhezo',me pelqeu replika jote,shumica ketu flutirojne..e verteta eshte se shqiperia per here te pare mbas kaq vitesh ka krijuar nje ekip dinjitoz dhe jemi nje skuader mesatare qe nuk krahasohemi dot me Hollanden,Angline, Spaniel,Francen etj..ky 'tkz' ka marr pak superhero sic marrin ne pergjithesi cunat e rinj apo adoleshentet megjithate duke u rritur do ta kuptoj realitetin..une mendoj se kjo skuader we kemi tani eshte shume me e mire nga ajo e 2016 e de Biazit,ne 2026 shkuam sepse na la fitoren Portugal ia dhe Armenia pra ishte e trukuar...more edhe 3 pike ne tavoline me serbine dhe keshtu shkuam ne ate evropian,ndersa skuadra e tanishme I ka piket me djerse por deri tani kemi luajtur me skuadra mesatare sikurse jane polonia dhe cekia,sa per transferten e moldavise cdo opsion eshte I hapur sepse dihet qe ndeshjet trukohen dhe aq me teper qe shqiperia ka luksin ta marri kualifikimin edhe ne ndeshjen e fundit me ishujt faroe ne tirane,natyrisht qe edhe une e besoj qe ky ekip ka potencial tia marri piket e plota moldavise por thjesht duhet vetepermbajtje sepse ka disa pikpyetje qe nuk duhen injoruar,megjithate le te bejme pak durim deri neser ne mbremje. .

                1. S
                  S

                  Edhe Koreja e Jugut dhe Japonia kane rraf Gjermanine po sdo te thote se duhet te ngrifen kot per nje loje o budall. Prap mbetem skuadra te dobeta. Raste te rralla nuk ndryshojne gje.

                2. K
                  Kombetar

                  Na s' po ktutem

                  1. B
                    Boston

                    Tu thafte goja o njeriu i lig kur thua fjalen “ferr” per shqiptaret…. Me e mira do ishte mos shkruash me per shqiptaret o si te te ve emrin……

                    1. r
                      rrofte lexhenda dhe zagaret

                      Kemi Vampirin e Vicidolit per FERR . Europa 2024 nuk eshte asgje para Lexhendes.

                      1. v
                        vp

                        Thjesht parashikime pa "bereqet" ose " peshku ne det tigani ne zjarr" keni ndonje te re te na thoni , se keto lajme duhet me i postu pas Nov 17.2023

                        1. B
                          Belgrad city

                          Te pozicionon si te duan arnautet ne Gjermani pjerdh pergjithmon endrra arnaute..qe eshte si shkuma e sapunit....me nje te "lare"....

                          1. E
                            Esati

                            Edhe Poloia edhe Cekia ne final me Shqiperine? Tre ekipe nga i njejti grup ne Europian?

                            1. T
                              Tifozikuqe ezi

                              Silvinjo ka noten 10 me shume yje pas.Mos e ngacmoni ne punen e tij,me perrc-perce individuale!

                              1. T
                                Tifoz i arsyeshëm

                                Ne me një grup “ferri” shprehemi më mirë se s’kemi ç’humbim dhe s’është çudi të bëjmë surpriza,deri edhe kampionë të Europës. Pse çfar skuadre kishte Greqia në 2004 që u shpall kampione,thjesht u mbrojt,pati shansin që shfrytezoi rastet që iu dhanë maksimalisht dhe kishte dhe fatin me vehte. A nuk ishte kjo skuadër që në ndeshjen e parë të eliminatorevëve te kupes botes,pra në Shtator ,as tre muaj pasi u shpall kampione e Europes ne Korrik,që të mundej në Qemal Stafa 2:1.!? Pse a nuk ishte Portugalia ne grupin tone në eliminatorer e France 2016,qe e mundem ne Portugali 1:0 dhe ajo më pas në France u shpall kampione e Europës!? Futbolli eshtë i çuditshëm,prandaj është dhe i bukur,se deri në sekonden e fundit mund të ndodh gjithcka. Prandaj shpesh llogaritë mbi statistika,apo edhe te përcaktuarit skuadra e vogël apo e madhe shumë pak vlejnë dhe sot me shume se kurre,se futbolli ka ndryshuar kudo. Kështuqë shpresojmë që t’ja dalim me sukses në Moldavi,të kemi një përgatitje taktike të qartë,të bëjmë nje lojë të fortë kolektive dhe shpirt gare dhe mbi të gjitha të jemi psikologjikisht të përgatitur duke u futur në fushë si fitues dhe jo si kalkulues. I uroj kombtares tonë të tregoje sa vlen me një paraqitje dinjitoze dhe pse jo nëse ajo merr maksimumin dhe te kthehet ne shtepi me fitore!

                                1. s
                                  sabrima

                                  e pret pidhi i satom Rrofte Shqiperia e poshte gazeKaret

                                  1. t
                                    taku

                                    Perse mendoni kaq negativisht moje goj hele te te ndyra qe vetem m*t nxirni nga goja.

                                    1. s
                                      studenti

                                      Me Moldavine duhet te marre nje barazim dhe pike te plota te henen me I.Froe.Nese nuk shkon me llogari ne do ndeshkohemi.Ja grupi qe 80 % do na bjere Gjermani,Shqiperi,Slloveni dhe Greqi. Por keto jane hesape pa hanxhi!le te kalojme sfiden e radhes per mua me ndarrje pikesh me Moldavine dhe fitore me I.Faroe!Nje fjale popullore thote po shkove per b..... do e hash ne my...e!

                                      1. T
                                        Tifozi shqiptar

                                        O artikull shkrus ju o palavosa inferior te perjetshem , ferri do presi te tjeret nga ne se ne luajm te karikuar me zemer te tjeret nuk e kan shpirtin ton te ter ne gjermani do perjetojn ferrin me ekipin ton gjigand qe ben vetem gola spektakolar , lani gojen ju frikacak kur te shkruani keq per kuq e zit , ne kemi qen me keq se kaq dhe i kemi futur dridhmat te terve me rradh , kush luan me ne do ta pysi bythen mir , fitore neser 3-0 kunder moldavis shkojm ne europian ne gjermani te paret ne grup me 19 pik fitore shsipria.

                                        1. o
                                          objektivi

                                          Ore "Tifo e Shqiperise"nuk do kalojne kufirin per ne Greqi ne kembe qe u jep zemer!Futbolli eshte shkolle dhe art!Sot ne me,ngjez u luajt ndeshja Argjentine -Uruguai dhe perfundoi 0-2!Te uroj ta shikosh se ku eshte bota sot e ku jemi ne me prasin ne bythe duke fluturuar!Jo çdo gje eshte me deshire ,eshte edhe me sa te mbajne kellqet,pra me takat!!Mos na hapni barkun aman ,por thoni do zoti e na ndihmon fati edhe kesaj here duke na dhene nje barazim ku duhet te jete fitore per ne nese bene llogari!Pa po na u hap rruga per ne Europe pasketa do te konstatojme se ishte fat per ne ku kemi nje kampionat vetem me tre ekipe qe mund te kene ndonje element.Mos fluturoni me pras ,ne b...the,por me realiste.Gjeorgjia pak a shume ka te njejtin nivel ,ndoshta eshte me i konsoliduar!Ndaj lutjuni zotit te na jape barazim se nuk behet buke gruni me mjell misri ka pas thon i modhi Lym Alla.

                                        2. N
                                          Nona

                                          Do zoti bim mi grup me serbin qe ta zgerdhim ne drru sic e rrafem 3 me 0 ne beograt

                                          1. M
                                            M.B

                                            Sa te kemi liderin global do fitojme Europianin

                                            1. T
                                              Tallavaja

                                              Gjeorgji-Shqiperi 1-1!Shqiperia merr penallti ne min.67 fale arbitrimit nga zv/presidenti i UEFAS A.D.

                                              Lini një Përgjigje