FOTO LAJM: Armand Duka nxjerr blof RTSH-në dhe mediat e tij që shantazhuan drejtësinë, konfirmon finalen e Conference League në Tiranë

29 Mars 2022, 21:34Sport TEMA

FOTO LAJM: Armand Duka nxjerr blof RTSH-në dhe mediat e tij që

Pak javë më parë mediat e Armando Dukës, pas vendimit të Gjykatës që la në fuqi pezullimin e tij, prodhuan disa lajme qesharake se ky vendim do sillte pasoja katastrofale për futbollin shqiptar.

Lajmi i prodhuar në zyrat e propagandës së Armand Dukës, u shpërndanë në gjithe mediat pranë tij, ku pjesë e saj u bë dhe RTSH-ja, e qe kishte të bënte me anulimin e finales së Conference League në kryeqytetin shqiptar më 25 maj.

Gjë që natyrisht ishte e pavërtetë që në fillim, pavarsisht këmbënguljes qesharake të mediave të Dukës, të cilët kishin si qëllim shantazhin ndaj drejtësisë, vetëm pse ky institucion la në fuqi vendimin për pezullimin e presidentit të FSHF-së, deri në një hetim të plotë të padive të ngritura ndaj tij.

Në miqësoren e sotme ndaj Gjeorgjisë, kjo gjë e vërtetua vetë nga FSHF-ja e cila gjatë reklamave, kishte të vendosur dhe atë të zhvillimit të finales së Conference League në Tiranë më 25 maj.

Siç shihet dhe në fotot, FSHF-ja konfirmon zhvillimin e kësaj finale në kryeqytetit duke hedhur poshtë veten dhe mediat e saj, të cilat i keqpërdori për interesin personal të Armand Dukës. (Marre nga GazetaSport)

 

Lini një Përgjigje