Raportoi skandalin në zgjedhjet në FSHF, hakmerret Armand Duka: Refuzon akreditimin e gazetarëve për ndeshjet e kombëtares

28 Mars 2022, 17:30Sport TEMA

 

Raportoi skandalin në zgjedhjet në FSHF, hakmerret Armand Duka:Raportoi skandalin në zgjedhjet në FSHF, hakmerret Armand Duka:

Report Tv raportoi skandalin në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së, por e vërteta ka një kosto. Armand Duka nuk e ka vonuar hakmarrjen duke refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur.

Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri “Air Albania” sipas standarteve të fiksuara nga Uefa, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuar gazetarëve të Report Tv

Siç ndodh gjithnjë, në çdo ndeshje të kuqezinjve, gazetari i Report Tv ka dërguar e-mailin për t’u akredituar në miqësoren e Shqipërisë me Gjeorgjinë dhe përgjigja ka qenë thjesht një njoftim se akreditimi është refuzuar. Arsyeja? Drejtori i Komunikimit, Andi Verçani, me arrogancën që i jep pushteti, nuk e ka marrë mundimin që të jap as edhe një arsye mbi motivet e këtij refuzimi. Një vendim krejtësisht jashtë çdo rregulli dhe logjike, e ku tregon fare qartë se Armand Duka trajton ndeshjet e kombëtares dhe stadiumin ‘Air Albania’ si pronë e tij e që mund të bëjë ç’të dojë.

Kjo nuk është hera e parë, që FSHF-ja e Armand Dukës ka censuruar Report Tv. Një gjë të tillë e bëri edhe në procesin e manipuluar zgjedhor për kreun e ri të Federatës Shqiptare në 15 mars, por edhe në ndeshjen e U-21 të kuqezinjve kundër Çekisë në Elbasan 3 ditë më parë, ku gazetarit të Report Tv, iu kthye sërish e njëjta përgjigje “Kërkesa juaj për akreditim është refuzuar”, pa asnjë argument. 

Kjo bie ndesh edhe me deklaratat e kreut të pezulluar të FSHF-së Armand Duka, i cili pasi u rizgjodh deklaroi se një nga pikat e programit është përmirësimi i marrëdhënieve me mediat. Ky akt çensure ka një precedent të famshëm në vitet kur Sali Berisha refuzonte akreditimin e gazetarëve tanë për të ndjekur konferencat e tij për shtyp. Armando Duka kopjon Berishën duke përdorur stadiumin si të ishte shtëpia e tij.

 

4 Komente

  1. Q
    Qytetar me arsim te mesem

    Duka dhe Rama, kane vjedhur sa i ka dash trapi. kane vene baste dhe kane bere leke. Vetem burgu ja lane mekatet te dyve.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te fala Llazi USA

      Mire me Duken po me Ramen ca pidhin e motres ke ti

      Përgjigjjuni
    2. r
      rezar

      Duka i droges eshte bere Car i futbollit.... E vetmja rruge per ta larguar kete felliqesire eshte bojkutim total i stadjumeve nga tifozer.... Po kush ta bej delet apo injorantet..... A nuk e kuptoni o mjeran qe droga e ka blere FSHF...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muhameti

        Neqoftese egzistojne Shoqatat e Gazetareve le ta bojkotojne kete aktivitet ne solidaritet me gazetaret e Report TV. Por keto jane shoqata fantazem ose te financuara nga politika.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje