
Në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV”, lojtari Myrto Uzuni ka treguar emocionet e tij për golin e shënuar, si dhe ka zbuluar mesazhet që ka marrë nga shokët e ekipit të Granadës, të cilët janë befasuar me lojën e kuqezinjve.
Ai tha se s’ka qenë shumë i mirë në lojën në Kombëtare, por megjithatë është shprehur se do punojë fort.
Myrto Uzuni: Është ndjesi shumë e bukur dhe diçka shumë e madhe ti shënosh Spanjës. Jam shumë i lumtur me veten time, por jo për rezultatin. Gjithë ekipi ka luftuar dje, të gjithë çunat kanë dhënë maksimumin. Të gjithë që më njohin mua e dinë sa besim kam te vetja ime dhe ky besim më ka sjellë deri këtu. Sa herë futem në fushë dua të shënoj sa më shumë. Jam shumë i lumtur që goli i parë erdhi kundër Spanjës. Uroj që të vazhdoj të shënoj në La Liga. Kam kaluar një periudhë jo shumë të mirë me Kombëtaren, të jem realist. Por kjo do të thotë që unë nuk ndaloj së punuari dhe normalisht edhe golat kanë për të ardhur. Fati njëherë të dënon, një herë të jep të drejtën.
Pas ndeshjes ishin të gjithë të mërzitur, pasi e pamë si shkoi loja. Kishim mundësitë, me pak përqendrim më tepër mund të ishim akoma më të lumtur. Të përfaqësosh ekipin kombëtar është arritja më e madhe për një futbollist. Për sa i përket golit jam vërtetë shumë i lumtur, pasi më kishte dënuar fati shumë herë me ekipin kombëtar dhe jam shumë i lumtur që shënova këtë gol kundër Spanjës. Ky është një motiv më tepër që të punoj më shumë, pasi çdo gjë është e arritshme. Jemi në një grup te ekipi i Granadës dhe të gjithë më shkruajtën, me thanë që tani është radha të shënosh me ne.
Ai tha se të gjithë janë befasuar me lojën që ka bërë kombëtarja shqiptare dje.
Myrto Uzuni: Të gjithë ata janë befasuar me lojën tonë, kemi bërë një ndeshje shumë të madhe dje. Kemi një ekip shumë të mirë dhe mund të shkojmë shumë lart. Uroj që stadiumi të jetë i mbushur. Nuk është thjesht miqësore për ne, pasi është Kombëtare dhe nëse është Kombëtare të gjithë tifozët do të vijnë.
po kur behet dhe ky babai rasteve ,edhe nje gol qe beri ,me te perplasur se kur eshte bosh me porten ja fut jashte ,,,qe te mbash nje lojtar mbushes si uzuni duhet te kesh paguar Duken
ju perplas dhe ketij njehere topi ne trup