FOTO LAJM: Skandali i TV Klan, nuk transmeton falas ndeshjen e Kombëtares

27 Mars 2023, 21:43Sport TEMA

FOTO LAJM: Skandali i TV Klan, nuk transmeton falas ndeshjen e Kombëtares

Ndonëse fituan në mënyrë të dyshimtë të drejtën televizive të transmetimit pa “pagesë” të ndeshjeve të kombëtares si pasojë e një marrëveshje personale mes dy drejtuesve dhe ortakëve Armando Duka dhe Aleksandër Frangaj, TV Klan gjatë mbrëmjes së sotme nuk e ka bërë këtë gjë.

Siç shihet në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga qytetarë dhe gazetarë të ndryshëm, shfaqet tabela bllokuese e TV Klan ku nuk të lejon të shikosh ndeshjen pa pagesë siç ishte premtuar të sfidave të Kombëtares shqiptare.

Një abuzim i pastër i një televizioni kombëtar që u mohon të drejtën qytetarëve shqiptarë të shohin kombëtaren e tyre.

"Epo mos shohesh Kombetaren tende ne tv kombetar eshte kulmi...pastaj e kane fajin...lere se nuk po flas...(jetoj ne Tirane)", shkruan gazetari i njohur sportiv Eduard Ilnica.