“Mos mendoni se Polonia është e frikshme“, Vasil Ruçi: Polonia përmblidhet me një emër, Levandovski

27 Mars 2023, 13:27Sport TEMA

“Mos mendoni se Polonia është e frikshme“, Vasil

Vasil Ruçi ishte pjesë e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ për të folur në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë kundër Polonisë.

Ish-sulmuesi i njohur vlonjat shpreh besimin e tij të plotë për të dalë me pikë nga Varshava.

Sipas tij, Polonia nuk është një Kombëtare e frikshme dhe e bazon lojën e saj te Levandovski.

“Unë besoj që Polonia përmblidhet vetëm me një emër dhe ai është Levandovski. Në të gjitha rastet shkëputet nga zona. Nuk duhet të luhet me një kontrollor, por të luhet me dy. Një kontrollor nga të tanët, duhet të dublojë mbrojtësin që markon Levandovskin. Besoj se arrihet që të kapim pikë. Me Poloninë na ka ecur, na ka ecur edhe në ato kohëra, edhe tani. Mos të mendojnë se është ndonjë ekip i frikshëm. Është një ekip normal, që elementë të thjeshtë të lojës mund ta zgjidhin. Nuk ka nevojë për shumë klas.

Edhe ne e kemi të fortë lojën në ajër. Nuk besoj se kemi mangësi në ajër. Shpresoj shumë te pjesa mbrojtëse e ekipit. Duhet me se s’bën të luhet me dy kontrollor, sepse sa herë del në zona Levandovski është i rrezikshëm. Ai di t’i thyejë shumë mirë vrapimet. Cili mund të shënojë nga Shqipëria? Besoj se te eksperienca e Cikalleshit. Nëse do t’i paraqitet rasti, ai di të shënojë. Besoj te Uzuni, që ai është një nga lojtarët më të formë tani”, tha Vasil Ruçi. 

9 Komente

  1. K
    Kështu o posi!

    O Vasil,nuk ke asnjë lojtar si polakët!Do shohësh sot që do të shkatërrojnë thjesht fare.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emri

      Quhet Vasil Ruci, jo Ruçi!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skela

        Jo Ruçi, por Ruci

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifoz

          Ky po kur flet se eshte ekspert i mbaruar sidomos kur ve kapele.Ore mytyber nje gol kunder Barces ke shenuar dhe prej asaj medaljeje trimash na jep mend.Polonia thote ka vetem Levandoski ekip ne 16 e boterorit a e kupton cfare flet?Dhe nje qe e mbajme per super as nuk na luan,lojtari jone me i mire aktualisht ne karegorine b te Spanjes qe me kombetaren nuk na ka bere asgje nga ato qe ben me ekipin e tij kaq.Polonia lojtaret e kombetares e ka titullare nder ekipe.Ishalla gabohem dhe te del fjala kete shpresoj.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Androkliu USA

            Me sa pash ,imagjinoni 3 prej polakve luajne per Arsenalin dhe te tjeret ne Itali,Gjermani,Spanje,etj dhe per mua Lavandoski ne kohet e fundit eshte pika me e dobet e polakve.Polaket mund te fitojne me 3 gola diference.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

            Do hame nja 3 gola sot dhe pastaj hajde te bejme muhabete si keto.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia fiton 2-1

              Liku , por jo mor jo .s'ka perse te sahje ty njeri nga ne shqiptaret ,kur dihet qe ne Shqiperine tone ka disa jovetem filogerrk qe i duan te keqen Shqiperine . Prandaj shprehu mer ti , hidh noj bast se kushedi zgenjehesh.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tifozi plak

              Shqiptaret duhet te kene tymosur marijuana fshatce se ndryshe nuk shpjegohet kjo lloj euforie se do marrim fitore ne varshave me nje ekip rraka zhdrakka ku sulmuesit luajne ne arapi apo ne kategorine e dyte spanjolle apo engleze dhe mbrojtesit qe jane pika e forte bejne gafa ne ekipe e tyre ndersa portieret nuk kane luajtur me ekipet e tyre qekur s’mbahet mend .polonia ka dale disa here e treta ne bote dhe eshte pjesemarrese e rregullt e kampionateve te rendesishme .

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Labet i ngriten kenge ketij dikur: Rrofsh o Vasil Ruci yne Shtrove gjurin ngule syne Dhe portier Zubizarreta Kur pa topin tek rrjeta Iu duk se ra kometa.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje