“Ata janë favoritët e grupit”, Silvinjo: E kemi studiuar Poloninë, do jetë një ndeshje e bukur

26 Mars 2023, 17:52Sport TEMA

“Ata janë favoritët e grupit”, Silvinjo: E kemi studiuar


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat pas mbërritjes së ekipit në Poloni.

Silvinjo tha se Polonia është një skuadër e fortë dhe pse vjen pas humbjes ndaj Cekisë. Trajneri u shpreh se e rëndësishme eshtë që ekipi të dali me pikë nga fusha qoftë me 1 apo me 3 pikë.

“Po, jemi gati. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të kuptuar pak lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 lojtarë dhe zgjedhur 23 për të bërë këtë ndeshje. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë.

E kemi vendosur ekipin. Siç e thashë jemi gati, por jemi gati të 23. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë dhe Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. Kemi formacionin titullar që do të shihni nesër. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë.

Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet. Duhet të ecim përpara, protagonistët janë lojtarët. Santos është shumë i fortë, e di që ai na ka vëzhguar por dhe ne i kemi parë. Punojmë shumë për një ndeshje. Jam i bindur që nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe në fushë do të jenë më të mirët. Ajo që ndodhi me Poloninë është normale, vjen në këtë grup si favorite, nuk nxjerr konkluzione pas asaj që ndodhi me Çekinë. Ne vazhdojmë me zemër”, tha Silvinjo.

Lini një Përgjigje