“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

26 Mars 2023, 16:04Sport TEMA

“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”,

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në transfertën e Varshavës. E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është e përqendruar në këtë takim. A do të arrijnë kuqezinjtë që të marrin rezultat pozitiv? Altin Sulçe ka analizuar të gjithë situatën në “Ora News” duke vendosur theksin te grupi, pikërisht elementi që mungoi në kohën e Rejës. Emrat e futbollistëve janë aty, por nëse i bashkohet shpirti dhe zemra për fanellën e Kombëtares, atëherë mund të jemi të frikshëm.

“Trajneri u ndryshua te Shqipëria, energjia gjithashtu. Shohim Silvinjo dhe Zabaletën që shtrihen në fushë, bëjnë sparkata me lojtarët. Kjo nuk më ndodhte me Rejën për shkak të moshës, raportet e tij me lojtarët, ishte si gjysh me ta.

Ne kemi shansin që mund ta shihnim Poloninë në ndeshjen e parë kundër çekëve, ata kishin shumë difekte në mbrojtje. Duhet ta shohim sesi do të shkojë ndeshja e së hënës. Nuk e dimë nëse ajo e fitore çekëve ndaj polakëve do të na favorizojë apo jo, se ne presim Poloninë që të jetë në krye të grupit.

Reja ishte i fiksuar pas skemës 3-5-2. Një kuzhinier i mirë është ai që gatuan duke ditur përbërësit që ka aty të gatshëm. Disa lojtarë dilnin tërësisht jashtë pozicionit të tyre me skemën e Rejës. Për këtë arsye mua më pëlqen më shumë skema e Silvinjos, 4-2-3-1.

Shqipëria ka pasur lojtarë të mirë gjithmonë, por asnjëherë nuk ka pasur superstar. Nëse do të arrijmë lart, kjo ndodh vetëm nëse mbajmë grupin. Nuk duhet të ketë raste egoizmi si më parë kur Broja apo një tjetër lojtar del para portës dhe nuk pason.

Po, ne nuk kemi pasur lojtarë më parë te Chelsea dhe te Interi, por nuk do të thotë që ti të vish nga Interi dhe Chelsea dhe të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë. Futbollistët duhet të heqin kufjet nga veshi dhe të flasin me njëri-tjetrin, të jenë një trup i vetëm. Me Rejën ka pasur lojtarë që kanë abuzuar. Ka pasur emra që bënin gabime të njëpasnjëshme dhe ishin sërish në formacionin. Tani shpresojmë se kjo nuk do të ndodhi me Silvinjon”, tha Sulçe.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Me sakte nuk behet. Lojtaret tane duhet ta kene te qarte se thirrja ne kombetare perben nje nder qe i behet atyre dhe jo e kunderta.

    Lini një Përgjigje