Trajneri Santos dhe Bednarek ishin në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë.
Mbrojtësi polak duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë gati kundër kuqezinjve.
“Ne jemi lojtarë profesionist dhe jemi gati për Shqipërinë pas humbjes me Cekinë.
E kemi përgatitur ndeshjen me kokë të ftohtë, duam të tregojmë se mund të krijojmë raste për gol dhe t’i dhurojmë gëzim tifozëve tanë.
Ne luajtëm me Shqipërinë në kualifikueset e mëparshme, e dimë se sa të vështira ishin ato ndeshje.
E dimë që të dyja ndeshjet ishin shumë të vështira, fizike, shumë luftarake. Ne duhet të përgatitemi për të. Kemi mjaftueshëm cilësi”, tha Bednarek.
Lini një Përgjigje