Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

25 Mars 2023, 19:59Sport TEMA

Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të

Kosova flirton me fitoren në Tel Aviv përballë Izraelit në një ndeshje spektakolare për "Dardanët" që u ndalën në barazim 1-1 edhe pse shënuan të parët dhe madje dyfishuan por sistemi VAR anuloi rrjetën e dytë.

Ndeshje shumë e luftuar në Izrael, e vlefshme.për grupin I ku Eli Dasa në min.36 ktheu në portën e tij një top të nisur nga këmbët e Milot Rashicës. 

Më pas në pjesën e dytë, Milot Rashicës ia mohoi festën sistemi VAR. Një gol që mund të kishte mbyllur çdo llogari në Izrael. 

Dolev Hazizia vendosi barazpeshën për skuadrën nga Lindja e Mesme. Gjithsesi, ky është një barazim shumë i rëndësishëm për Kosovën në një transfertë të vështirë.

Lini një Përgjigje