Kombëtarja shqiptare vlen sa 1/4 e Polonisë, vetëm Lewandowski kushton 40 milionë euro

26 Mars 2023, 17:05Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare vlen sa 1/4 e Polonisë, vetëm Lewandowski

Nesër Kombëtarja shqiptare nis fushatën e kualifikuese Euro 2014, teksa do të luajë në Varshavë kundër Polonisë. Një rival të cilin kuqezinjtë e ndeshën dhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. Historiku nuk është në favor të Shqipërisë, që nuk ka fituar dot asnjë nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Polonisë.

Sa i takon vlerës së skuadrave të grumbulluara, ekipi kuqezi, sipas transfermarkt vlerësohet në vlerën e 62 milionë eurove, e nga grupi aktual lojtari me vlerën më të shtrenjtë është Kristian Asllani, i cili ka arritur vlerën e 12 milionë eurove.

Për polakët, lojtari më i shtrenjtë është Robert Lewandowski, futbollisti i Barcelonës vlerësohet 40 milionë euro, ndërkohë që vlera e Polonisë është 240 milionë euro.

Sa i takon paraqitjeve të fundit, Polonia vjen pas tre humbjeve, teksa është mundur në Kupën e Botës nga Argjentina në grupe dhe më pas nga Franca, ndërsa e nisi me humbje dhe edicionin e kualifikueseve ndaj Çekisë.

Në anën tjetër, kuqezinjtë në tre ndeshjet e fundit kanë marrë 1 fitore me Armeninë, ndërsa janë mundur nga Italia dhe kanë barazuar me Islandën, sa u takon ndeshjeve zyrtare.

1 Komente

  1. T
    Tuzi

    POLAND #9 Robert Lewandowski €40.00m ALBANIA #18 Armando Broja €30.00m

    Lini një Përgjigje