Brazili vazhdon të ëndërrojë Carlo Ancelottin në krye të pankinës së skuadrës kombëtare.
Trajneri i Reali të Madridit është zgjedhja e parë për të marrë drejtimin e “Seleçao”, që aktualisht i është besuar teknikut të përkohshëm Ramon Menezes pas largimit të Tites.
Ka qenë vetë presidenti i federatës braziliane të futbollit Ednaldo Rodrigues, ai që ka konfirmuar se i preferuari është Ancelotti, duke thënë fjalë shumë të mira për teknikun italian.
“Ancelotti respektohet shumë nga lojtarët. Jo vetëm nga Ronaldo apo Vinicius Jr., por nga të gjithë ata që janë stërvitur nga ai.
E admiroj shumë për ndershmërinë e tij, për mënyrën si punon dhe për qëndrueshmërinë e tij.
Nuk ka nevojë për prezantim, është me të vërtetë një trajner i madh, që ka arritur shumë suksese dhe shpresojmë që të arrijë akoma më shumë”, ka thënë Ednaldo Rodrigues.
Lini një Përgjigje