
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e sfidës Poloni-Shqipëri në Varshavë, që do të fillojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në “SuperSport 2”, tifozët kanë krijuar një atmosferë shumë të bukur jashtë stadiumit
Gazetari i “SuperSport” Elvis Rexha ka folur me disa nga tifozët e pranishëm të cilët treguan se kanë udhëtuar me orë të tëra për të mbështetur kombëtaren “Kuqezi”
“Kemi udhëtuar 30 orë nga Tirana në Varshavë dhe rezultati që kërkojmë është fitorja.”-tha një tifoze.
Një tjetër tifoz u shpreh: “Uroj me gjithë shpirt që ta nisim me këmbën e mbarë. Po e nisëm sot me fitore jemi në Gjermani.”
Ndërsa një tjetër tifoz “vendosi” edhe rezultatin e këtij takimi: “Shqipëria do të fitojë 2-1 këtu sot.”
Të pranishëm në mesin e grupimit të “Tifozëve Kuqezi” ishin edhe disa polakë që uruan fitoren e kombëtares shqiptare.
Nuk arrij ta kuptoje domethenien e parrulles Shqiperi Etnike ne prag te sfides me Polaket nga tifozet tane.
Bo booo na nxoren bojen fare keta
Keta komplet idiote . Bertasin 'Shqiperi etnike" sikur jane ne ndonje miting politik Aty mburre Shqiperine si emer , se nuk ka kuptim te thuash edhe Etnike