FOTOT: Partizani organizon festën e fundvitit tek hoteli i ri i klubit dhe uron Gëzuar Festat!

28 Dhjetor 2024, 15:18Sport TEMA
FOTOT: Partizani organizon festën e fundvitit tek hoteli i ri i klubit dhe

Klubi i Partizanit ka festuar mbylljen e vitit me një mbrëmje të veçantë festive, të organizuar në ambientet e Kompleksit Sportiv Partizani.

Drejtuesit, stafi dhe skuadra u mblodhën së bashku për të ndarë momente emocionuese në frymën e festave të fundvitit.

Atmosfera ishte e mbushur me gëzim dhe energji pozitive, duke shërbyer si një moment reflektimi për sukseset e arritura gjatë vitit 2024 dhe për të ndarë urime të përzemërta për vitin e ri që po afron.

Klubi përcolli edhe një mesazh për tifozët dhe mbështetësit e tij:

"Partizani Ju uron Gëzuar Festat!"

Partizani mbyll kështu një tjetër vit të rëndësishëm, me shpresën për suksese të reja dhe momente madhështore në vitin 2025.

 

2 Komente

  1. T
    Tifozi i vite e 70

    Mos u krenoni me Partizanın e dikurshem tani e keni privat ta gezoni luani si te doni ne doci fitoni per ne nuk punoni

    Përgjigjjuni
    1. K
      KOLONJARI.

      Sot nuk gjuhet topi, por paret, dhe interesi!Përjetë me ty PARTIZAN!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje