Gazeta austriake: Tatuazhi i futbollistit shqiptar tërbon serbët

12 Shtator 2023, 10:09Sport TEMA
Gazeta austriake: Tatuazhi i futbollistit shqiptar tërbon serbët

Kurier

Me fitoren 2-0 ndaj Polonisë, shqiptarët bënë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian. Edhe pse Jasir Asani e kishte hapur rrugën drejt një fitoreje të madhe për shqiptarët me një gol të jashtëzakonshëm- ndoshta nga më të bukurit deri më tani në kualifikueset e Kampionatit Europian- pas ndeshjes të gjithë folën vetëm për golin e dytë.

Mirlind Daku e ktheu në një çmendinë stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, pasi shënoi në minutën e 62-të. Sulmuesi vrapoi përpara tifozëve të furishëm, hoqi fanellën duke vrapuar dhe u dha kamerave televizive një pamje të pjesës së sipërme të trupit. Një detaj në shpatullën e djathtë do të bëhej një temë e nxehtë në Ballkanin gjithnjë e më të nxehtë.

Një homazh për komandantin e vrarë

Është një tatuazh që tregon këmbën e një ushtari mbi një bllok guri të thyer. Pranë çizmes së ushtarit është shkruar ‘Katana 138’. Sipas medieve kosovare, blloku i gurit simbolizon kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ose ndarjen e padëshiruar të grupeve etnike shqiptare që jetojnë atje.

‘Katana’ është nofka e komandantit Agim Ramadani, i cili vdiq në luftën mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999, dhe që drejtonte brigadën 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘Provokim i turpshëm nga shqiptarët’

Ramadani gëzon statusin e heroit në Kosovë, madje një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij. Në Serbi nuk është çudi që ndodh e kundërta. “Shqiptari shënoi një gol në kualifikuese dhe më pas tregoi një tatuazh të një terroristi të UÇK-së në shpinë,” shkruante tabloidi Telegraf, duke i bërë thirrjes UEFA-s që të gjobisë Dakun.

“Provokim i turpshëm i shqiptarëve: shënoi gol dhe më pas tregoi tatuazhin e një terroristi të UÇK-së që vrau serbët,” shkruante portali Novosti.

Daku: Golin ua dedikon të gjitha viktimave në Kosovë

I lindur në Kosovë, Mirlind Daku fillimisht luante për vendin e tij të lindjes. Ai vetëm së fundmi ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Sulmuesi i klubit rus, Rubin Kazan, deri më tani ka luajtur dy ndeshje për kombëtaren shqiptare. Goli i rëndësishëm i 2 me 0 ishte goli i tij i parë.

“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë, që dhanë gjithçka për atdheun e tyre. Vetëm falë tyre, mund të luajmë sot këtu dhe të bashkojmë të gjithë trevat shqiptare,” tha 25-vjeçari pas fitores ndaj polakëve. Një deklaratë që nuk ka gjasa të përmirësojë gjendjen mes serbëve.

10 Komente

  1. r
    reti11

    Qentë vampira srrbë le të lehin, Daku t'boj gola. As na ha jari për srrb grrk e rus.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trotski

      Jepi Daku ! Para per ne Europian.!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hahahahaha

        A ja ja...cna ka gjet me kto kokrrat debilve qe kemi rrethe qark.....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Republic islamic of Kosovo

          nuk e rruajne fare Serbet per kete turkun e kosoves as duan tia dine fare. Boll na çat trapin me keto patriotizma te bythes.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Thjesht shqip

            Ik mor rrot cari se me bere te prish goje, vemje. Cfare rrace je ti ooo deshtak i qelbur qe ndot shqipen kur flet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Moni

              Serbet s'kane c'te rruajne edhe te duan, edhe ate fije lesh qe ju mbeti ja rrojten ne '99. Jep ti borxh trapin dhe bythen tende, meqe vetem keto dy fjale te pelqejne dhe i perdor shpesh....

              Përgjigjjuni
          2. p
            pjeter

            Po Serbet ne nje brime i bien fyellit gjithmone!! Pse nuk do rregullojme jeten ne shqiptaret sipas oreksit te serbeve!! U merziten me tatuazhin e Dakut??!! E kujt i plasi?? Nuk duhet ti rruhet asnje shqiptari se ç'mendojne Serbet kur nderon gjakun e te reneve per liri!!! Serbet, kur te dalin nga llumi mesjetar e te kerkojne falje per gjenocidin e perseritur karshi shqiptareve, atehere edhe mund te flasim per kete teme!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bredhi

              Krenar per ate Djal.I Qofte Hallall qumeshti nénés.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TURI EMIGR

                FORCA DAKU , VAZHDO DAJAKUN RJETAVE TE KUNDERSHTAREVE

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tajari

                  Forca djali.????????

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje