Gazetari sjell nga Dortmundi amosferën: Madhështore ajo që po bëjn tifozët kuqezi, të shpresojmë dhe për një rezultat pozitiv

15 Qershor 2024, 17:42Sport TEMA
Gazetari sjell nga Dortmundi amosferën: Madhështore ajo që po

Nga Gjermania gazetari Fatjon Baze solli në studion e emisionit “EurOra” në “Ora News”, atmosferën elektrizuese që ka përfshirë Dortmundin, aty ku në mbrëmje kuqezinjtë e Sylvinhos do të zbresin në fushë kundër Italisë së madhe.

“Atmosfera është shumë e zjarrtë, fantastike dhe elektrizuese dhe në çdo rrugë dhe rrugicë dominojnë ngjyrat kuqezi.

Turma e tifozëve është drejtuar tek stadiumi edhe pse jemi disa orë para ndeshjes.

Është diçka madhështore ajo që kanë bërë tifozët shqiptarë në këto ditë.

Nga mbrëmja e djeshme Dortmundi gumëzhin nga tifozeria shqiptare.

Ndaj deri në këto momente jemi dominantë ndaj Italisë, dhe kështu shpresoj që të jemi edhe në fushën e lojës në darkë”, theksoi gazetari Fatjon Baze.

2 Komente

  1. A
    Abedini

    Trimat e Xha jahos,,,,,

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jfcyfht

      Me italin fitove se fitoj italia tani ishalla fiton kroacia me spanjen , nuk behem tifoz i bythqirave qe len bythen per italin , kur te ter u ben me italin un jam me evropen , vetem shqiptar nuk ka .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje