Gerard Piqué i fal 50 milionë euro Barcelonës

4 Nëntor 2022, 21:40Sport TEMA

Gerard Piqué i fal 50 milionë euro Barcelonës

Do të largohet nga Barcelona pas ndeshjes së kësaj fundjave me Almerian pasi e ka marrë këtë vendim në mënyrë të njëanshme për të mos dëmtuar klubin në vështirësi financiare.

Gerard Piqué nuk dëshiron të bëhet barrë për klubin katalanas dhe sipas gazetës "Sport" ai nuk do t'ia marrë klubit rreth 50 milionë €, shumë e grumbulluar si pasojë e detyrimeve të klubit dhe pjesën e mbetur të kontratës me numrin 3.

Njëg gjest i rrallë por për Piqué konsiderohet normalitet pasi Barcelona është familja e shtatlartit.

Lini një Përgjigje