RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe e Giro d’Italia, ka dërguar një letër falënderimi për Policinë e Shtetit shqiptar, pas përfundimit me sukses të tri etapave të zhvilluara në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj 2025.
Në letrën zyrtare drejtuar autoriteteve shqiptare, RCS Sport & Events vlerëson maksimalisht angazhimin e Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së garës.
Organizatorët theksojnë se rezultati i arritur ishte maksimal, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë gjithë itinerarit në territorin shqiptar.
“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.
Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.
Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse”, shkruhej në letër.
Perfekt ishte edhe pagesa ne miliona euro te hequra te marra nga taksat e qytetareve, kur merr miliona cdo gje tjeter eshte perfekt.......
Perfekt jane dhe trute e tua, te cilat nuk ka miliona euro qe ti sistemoje... Nuk ka cmim dhe nuk e blen dot me leke RESPEKTIN, keshtu qe mos gri sallat kot
Po shume perfekt duke i hequr lirine mijerave qutetare qe per ore te tera nuk u lane te shkonin ne shtepite e tyre duke mos patur asnje vendkalimi per to Sipas mendimit tim qe e vuajta vet kete fakt ku nje shetitje ne luqen me kyshtoj dhe 5 ore varavingo sa tek kirpisi tek rruga mbrapa air albania vazhdimi i saj rruge qe te nxjerr tek ambasada amerikane deri tek ish shkolla e gjuheve te huaja te shkoje tek nje nenkalim tek sheqeri a piperi i kuq ne ate vape dhe perseri kthim ne te njejten rruge per tu hapur nje porte tek korposi e per te mbetur si miu ne cark tek ura tek ish hotel dajti sot banka e shqiperise duke ndejtur aty per ore te tere Kjo nuk ishte se nuk kushte mundesi qe te krijohej nje dalje jo vetem per te moshuarit por dhe per prinderit me femijet me karroce Kjo gje u la qellimisht per te treguar se sportdashes jane shqiptaret nderkihe qe te gjitheve ju hoq luria duke i detyruar qe te qendronin aty dhe te benin rolin e tifozit Shqiperia nuk ka infrastrukturen e pershtatshme per evenimente te tilla Po te ishte bere njoftim sic u njoftua per bllokimin e rrugeve per levizjet me makine qe dhe kembesoret nuk mund te qarkullonin ne as nje cm te siperfaqes se tiranes deri ne oren 17:00 do e shikonin sa veta do kishte neper rruge Turp turp organizatoreve e ketij evenimenti qe me hapir i hoqen lirine qytetareve te tirane Deri sa te vdes nuk do ta harroj kete dite
Bo Bo cte paska gjetur ty.Sa paske vuajtur.
Me mire kthehu ne katund nga ke ardhur sepse qyteti nuk eshte per ty. Kur nuk kupton mos shkruaj idiotesira. Informohu nje here perpara se te shkruash. Kur behen te tilla aktivitete kudo ne bote bllokohen rruget dhe levizja e qytetareve kufizohet. Na mbyten katundaret!
O Kritiku, Ka akoma peme dhe ca nga keta jetojne atje, mos ja ver shume veshin