Italia ai doli të përmbyste Shqipërinë në “Signa Iduna Park” me “Axurrët” që triumfuan 2-1 ndaj kuqezinjve. Barella dhe Bastoni shënuan për italianët, ndërsa Nedim Bajrami realizoi pas 23 sekondash për kombëtaren shqiptare.
Por lojtari i ndeshjes është zgjedhur Federico Chiesa. Sulmuesi italian theksoi se ndeshja me Shqipërinë i rikujtoi finalen e Euro 2020, ku përballë kishin Anglinë. Në atë përballje italianët ia dolën të fitonin me panellti, teksa “Tre Luanët” kishin shënuar pas vetëm 2 minutash nga starti i lojës.
“Më rikujtoi finalen e Euro 2020, kur fituam pas penalltive në Wembley. Mendoj se goli i hershëm na tronditi, pasi ne menjëherë u hodhëm në sulm dhe sipas pikëpamjes sime, e merituam të shënojnë edhe disa gola të tjerë.
Teksa rrezikuam pak nga fundi i ndeshjes, në këtë nivel çdo gjë mund të ndodhë. Aty duhet të përmirësohemi, t’i përfundojmë ndeshjet të cilat jemi duke i dominuar.
Ne duhet ta përfundonim ndeshjen më herët pasi gjithçka mund të ndodhë në Evropë. Ne duhet të kishim më shumë pasime vertikale, por trajneri dëshiron ta mbajmë kontrollin e ndeshjes.
Ky është një start me të vërtetë i mirë pasi njerëzit silleshin sikur ne nuk ishim favoritë, por patëm një paraqitje të mirë dhe tani do të luajmë ndaj një ekipi të mrekullueshëm si Spanja”, ka mbyllur futbollisti i Juventusit.
Italia bloze ,mitaj seferi dobet ,gjithe sulmet andej po beheshin ,mesfusha zero ,hysaj si gjithmone gafaxhiu qe ndeshkon ekipin ,Broja super mjafton ti japesh topin ketij lojtari dhe ben cudira ,por ce do se furnizonin ,,shqiperi diletante mendonin se luanin miqesore