Granada “shpërblen” Myrto Uzunin, sulmuesi rinovon kontratën në Spanjë

23 Tetor 2022, 16:18Sport TEMA

Granada “shpërblen” Myrto Uzunin, sulmuesi rinovon

Myrto Uzuni ka rinovuar kontratën me Granadan. Klubi spanjoll ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarin shqiptar të paktën deri në vitin 2026.

Lajmi është konfirmuar nga Granada, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në sezonin e parë në La Liga, Uzuni ka shënuar 1 gol në 15 ndeshje.

Këtë edicion në La Liga 2, shifrat janë përmrirësuar ndjeshëm, ku në 11 sfida numëron 8 gola, ndërsa një herë ka dhënë assist.

Lini një Përgjigje

Blog Tema