Hapen bastet për lojtarin më të mirë të Euro 2024: Në listë edhe Bajrami, Cikalleshi dhe Broja

16 Maj 2024, 11:09Sport TEMA
Hapen bastet për lojtarin më të mirë të Euro 2024:

Kompanitë e parashikimeve sportive vazhdojnë të shtojnë opsionet e basteve për ndeshjet e Europianit së fundmi kanë dalë edhe kuotat për titullin si lojtari më i mirë i turneut.

Kombëtaret ende nuk i kanë bërë publikë emrat e lojtarëve që do të grumbullojnë, por janë disa prej tyre të cilët do të jenë pashmangshmërisht të pranishëm.

Koeficientin më të ulët për t’u shpallur lojtari më i mirë, që do të thotë mundësitë më të mëdha i ka Kylian Mbappe.

I ndjekur nga Jude Bellingham dhe Harry Kane që janë golashënues fantastikë.

Në listën e shkurtër ndjekin Bukayo Saka, Cristiano Ronaldo dhe Kevin De Bruyne.


Nuk mungojnë emrat e futbollistëve të kombëtares shqiptare edhe pse merr pjesë për herë të dytë në finalet e kësaj gare.

Nedim Bajrami dhe Sokol Cikalleshi vlerësohen me koeficientin 351 ndërsa Armando Broja 501.

Thuajse e pamundur për kuqezinjtë që të fitojnë këtë çmim, por kompanitë e basteve nuk e përjashtojnë si mundësi pasi në këtë listë bëjnë pjesë vetëm 124 lojtarë nga 624 që do të grumbullohen gjithsej në 24 ekipet pjesëmarrëse.

1 Komente

  1. D
    Denis

    Do i hapin Bastet keta ne Shqiperi apo me heret do vdesim? Se do ju ike lek i madh nga Europiani dhe ne te luajme rehat. Riltheni more bastet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje