Portieri dhe drejtori sportiv i Mainz: Nuk kemi parë kurrë një 19-vjeçar si Brajan Gruda

15 Maj 2024, 18:42Sport TEMA
Portieri dhe drejtori sportiv i Mainz: Nuk kemi parë kurrë një

Brajan Gruda ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Mainz kundër Dortmund, të fituar me shifrat 3-0.

Vlerësime të mëdha ka pasur për lojtarin shqiptar, i cili mund të jetë befasia e Silvinjos në Euro24.

Trajneri e ka kërkuar në Kombëtare dhe ka arritur ta kontaktojë, por nuk dihet ende zgjedhja e lojtarit të Mainz, i cili aktualisht është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë.

“Nuk kam parë kurrë një 19-vjeçar të luajë kështu si Brajan Gruda”, tha portieri i Mainz, Robin Zentner, i cili e admiron talentin shqiptar.

Ndërkohë në të njëjtën vlerësim ishte edhe drejtori sportiv i Mainz.

“Brajan ka tronditur mbrojtjen e Dortmundit”, tha Martin Schmidt.

Lini një Përgjigje